Meta vlerëson Organizatën e Veteranëve të LANÇ me Dekoratën 'Nderi i Kombit':

Meta vlerëson Organizatën e Veteranëve të LANÇ me Dekoratën 'Nderi i Kombit':

Në kuadër të 75-vjetorit të çlirimit të Shqipërisë, Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dekoruar këtë të martë Organizatën e Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare me Dekoratën “Nderi i Kombit”.

Kjo dekoratë vjen me motivacionin “Për kontributin e pashembullt që ka dhënë e jep kjo organizatë në mbrojtjen e idealit të luftës për liri dhe transmetimit tek brezat e rinj të vlerave, sakrificave dhe vetëmohimit të treguar gjatë epopesë së lavdishme të luftës nacionalçlirimtare”.

Meta theksoi se kontributi i veteranëve ka shërbyer në mbrojtje të idealit të luftës për liri dhe ka mbajtur të gjallë vlerat, sakrificat, dhe guximin e jashtëzakonshëm të gjithë atyre që luftuan me trimëri të pashoqe kundër pushtuesve.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Presidenti Meta theksoi:

“Jam shumë i nderuar t’i akordoj sot Organizatës së Veteranëve të Luftës Nacional-Çlirimtare, Dekoratën ‘Nderi i Kombit’ me rastin e 75-vjetorit të çlirimit të Atdheut.Kontributi juaj ka shërbyer në mënyrë të jashtëzakonshme në mbrojtje të idealit të luftës për liri, ka mbajtur të gjallë vlerat, sakrificat, dhe guximin e jashtëzakonshëm të gjithë atyre që luftuan me trimëri të pashoqe kundër pushtuesve, por ju edhe me shumë besnikëri i keni transmetuar këto vlera të epopesë së lavdishme të kësaj Lufte Nacional-Çlirimtare edhe te brezat më të rinj. Ne sapo shënuam 75-vjetorin e Çlirimit të vendit, por nderimi dhe kujtimi i paharrueshëm në respekt të thellë të gjithë atyre, që luftuan trimërisht dhe heronjve tanë, të cilët u vetëmohuan për të mbrojtur atdheun dhe lirinë është i rrënjosur thellë një herë e përgjithmonë në zemrat e shqiptarëve falë edhe punës së shkëlqyer që ju të gjithë bashkë bëni.

Lufta Antifashiste Nacional-Çlirimtare na ka ndihmuar të jemi krenarë e ta mbajmë kokën lart gjithmonë. Ju të dashur veteranë që jeni sot midis nesh jeni dëshmia e gjallë e rezistencës dhe fitores së lavdishme kundër pushtuesve, por edhe simbol i qëndresës, dinjitetit dhe kurajës së popullit shqiptar në ditët më të vështira. Shqipëria u rreshtua në anën e koalicionit fitues, por ajo që është më e rëndësishme është se Shqipëria u rreshtua në anën e duhur dhe të drejtë të historisë. Ndaj ne krenohemi me ju, krenohemi me heronjtë tanë, të cilët edhe pse i përkisnin një vendi të vogël dhe për fat të keq të braktisur, treguan një heroizëm të madh dhe ishin të shumtë në numër."

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille