Meta vlerëson me titullin “Nderi i Kombit” pas vdekjes Baba Njahzi Salih Dede

Meta vlerëson me titullin “Nderi i Kombit” pas vdekjes Baba Njahzi Salih Dede

Ilir Meta, Presidenti i Republikës dhe Kryegjyshi Baba Haxhi Edmond Brahimaj

Në një ceremoni të zhvilluar në Kryegjyshatën Botërore të Bektashinjve, ku ishin të pranishëm ku ishin të pranishëm Kryegjyshi Baba Haxhi Edmond Brahimaj, udhëheqës dhe besimtarë të shumtë të bashkësisë bektashiane, Presidenti i Republikës Ilir Meta vlerësoi me titullin e lartë "Nderi i Kombit" atdhetarin dhe personalitetin e shquar fetar Baba Njiazi Salih Dede (pas vdekjes).

Teksa shprehu kënaqësinë për organizmin e ceremonisë së nderimit të një prej atdhetarëve dhe figurave më të shquara të bektashinjëve dhe të shqiptarëve ish-Kryegjyshin Botëror, Njiazi Salih Dede Meta përkujtoi në fjalën përshëndetëse dhe Vitin Kombatar të Gjergj Kastriot Skëndërbeut, ndërsa lartësoi me nderim figurën e Njiazi Salih Dede hodhi themelet dhe lartësoi faltoren e shenjtë në nivel përfaqësimi botëror.

Sapo lamë pas Vitin Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriot Skënderbeut, përkujtimi dhe nderimi për të cilin do të ngelet i përjetshëm! Në çdo 17 Janar, shqiptarët si gjithmonë do të përkulen me krenari dhe mirënjohje të thellë para kujtimit dhe veprës të prijësit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbeut. 17 Janari i vitit 1921 koinçidon gjithashtu me finalizimin e Kongresit të Parë Kombëtar të bektashinjve shqiptarë, i mbajtur në Teqen e Prishtës, në Skrapar.Këtë tubim historik e kujtojmë për vendimet e tij shumë të rëndësishme në reformimin e bashkësisë bektashiane dhe konsolidimin e shtetit të ri shqiptar. Aty u shpall pavarësia e bektashizmit në Shqipëri dhe u formua ‘Lidhja Bektashiane Shqiptare’.Kongresi i parë i bektashinjve i dha pavarësinë një prej strukturave shpirtërore më të rëndësishme të kombit shqiptar. Më 17 janar 1921 u vendos për herë të parë përdorimi i gjuhës shqipe në ushtrimin e shërbesave fetare”, u shpreh Meta.

Gjatë ceremonisë solemne Presidenti Meta u shpreh se ky titull nderi i akordohet Njiazi Salih Dede si një prej përfaqësuesve më të spikatur të besimit bektashian në vlerësim të punës por edhe përkushtimit si patriot dhe atdhedashës.

Ne jemi krenarë që në vitin 1930, Selia e Botërore e Bektashizmit u vendos Tiranë, ndaj vlerësojmë faktin që në krye të saj u vendos kolonjari i nderuar, Shenjtëria e tij Njiazi Salih Dede, ish-Kryegjyshi i Teqesë së famshme të Haxhi Bektashit.ardhur në Kryegjyshatën Botërore, pikërisht aty ku i nderuari Njiazi Salih Dede hodhi themelet dhe lartësoi faltoren e shenjtë në nivel përfaqësimi botëror.Gjatë Rilindjes Kombëtare, i madhi Naim Frashëri do të këshillonte bashkëkombësit bektashianë se:Ata duhet të kryesojnë me fjalë të shenjta luftën e lirisë së shqiptarëve dhe të mos kursehen nga vdekja për atdhe.’Njiazi Salih Dede është ndër shembujt e ndritur se si për atdhe, nën magjinë e bektashizmit lindën dhe u flijuan patriotë e burra të shquar mëmëdhetarë. Sot ne së bashku po nderojmë një dëshmor të atdheut dhe klerik të shquar bektashian", tha Meta.

Një patriot i cili i tha ‘Jo’ pushtimit fashist, dhe për të cilin si gjithë bektashinjtë Shqipëria ngelet mbi gjithçka! Njiazi Salih Dede ka zënë tashmë një vend të rëndësishëm në panteonin e pafund të gjithë klerikëve atdhetarë që nuk kursyen edhe jetën për devizën “ Pa atdhe nuk ka fe” u shpreh Kreu i Shtetit.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen