Meta: Dialgou Kosovë-Serbi të vazhdojë! Të tejkalojmë pasojat e Covid-19! Thaçi takohet edhe me Ramën

Meta: Dialgou Kosovë-Serbi të vazhdojë! Të tejkalojmë pasojat e Covid-19! Thaçi takohet edhe me Ramën

Ilir Meta dhe Hashim Thaçi

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë duhet të vazhdojë. Kështu është shprehur Presidenti Ilir Meta gjatë një takimi me homologun e Kosovës, Hashim Thaçi.

Ilir Meta thotë se se bashkëjetesa midis shqiptarëve e serbëve është në interes të paqes, stabilitetit dhe perspektivës europiane të rajonit tonë.

"Është me rëndësi vazhdimi i dialogut Kosovë-Serbi për normalizimin përfundimtar të marrëdhënieve mes këtyre dy shteteve, që do të garantojë jo vetëm njohje reciproke por edhe të ardhmen e tyre në BE", thotë gjithashtu Presidenti Ilir Meta.

Në një postim në Facebook, Kreu i Shtetit shqiptar thotë se me Presidentin Thaçi  kanë shprehur gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit mes dy vendeve, me qëllim tejkalimin e pasojave social-ekonomike të pandemisë COVID-19, kthimin në normalitet të jetës së qytetarëve dhe stabilizimin e plotë të lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave, veçanërisht me afrimin e sezonit veror turistik.

Kreu i Shtetit të Kosovës u takua edhe kryeministrin Edi Rama, i cili në një postim të shkurtë në Facebook, shkruan: "Me Presidentin e Kosovës, pas një bashkëbisedimi si gjithnjë vëllazëror"

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen