Këngëtare dhe vullnetare e "Kryqit të Kuq Shqiptar”, Meta na prezanton me Inisin

Këngëtare dhe vullnetare e

Kreu i Shtetit, Ilir Meta ka takuar ditën e sotme, Inis Nezirin, e cila fitoi çmimin e parë në Festivalin Ndërkombëtar Muzikor “New Wave Festival 2019”, që u mbajt në Rusi.

Meta theksoi se duhen mbështetur shembuj dhe modele pozitive të rinjsh si Inisi, që ngrenë lart emrin e Shqipërisë në skenat e huaja.

Presidenti ka zbuluar se Inisi është edhe vullnetare aktive e “Kryqit të Kuq Shqiptar”, ku ka shërbyer me përkushtim e dashuri për shtresat në nevojë

“Kënaqësi të takoja sot Inis Nezirin, këngëtaren tonë të talentuar, e cila meritoi çmimin e parë në Festivalin Ndërkombëtar Muzikor “New Wave Festival 2019”, me këngën “Piedestal”.

Është shumë e rëndësishme të mbështesim shembuj dhe modele pozitive të rinjsh si Inisi, që ngrenë lart emrin e Shqipërisë në skenat e huaja, duke u ofruar mundësi dhe kushte që të ardhmen e tyre ta shikojnë në këtu dhe jo duke u larguar jashtë vendit.

E falenderova Inisin dhe për kontributin e saj të spikatur si vullnetare aktive e “Kryqit të Kuq Shqiptar”, duke shërbyer me përkushtim e dashuri për shtresat në nevojë.”,-shkruan Meta në profilin e tij në Facebook.

 

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Kosovë/ Deputeti i LDK-së: Kurti ka blerë 582 milionë € energji në bashkëpunim me kompani serbe! Në dialogun me Serbinë sillet si ‘one man show'

Zgjedhjet në Kosovë/ Deputeti i LDK-së: Kurti ka blerë 582 milionë € energji në bashkëpunim me kompani serbe! Në dialogun me Serbinë sillet si ‘one man show'