Meta: Zgjedhje pa opozitën?
Pluralizimi ka ardhur që në '90

Meta: Zgjedhje pa opozitën?<br />Pluralizimi ka ardhur që në '90
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, ka komentuar, gjatë një prononcimi për mediat, situatën politike.

I pyetur për deklaratën e kryeministrit Rama se PS mund të hyjë edhe pa PD apo partitë e tjera në zgjedhje, Meta tha investimi kryesor duhet të jetë në funksion të organizimit të zgjedhjeve me standarde.

Kreu i LSI u shpreh skeptik sa i takon paralajmërimit të opozitës për bojkotimin e zgjedhjeve të 18 qershorit, duke kujtuar se pluralizimi ka ardhur në Shqipëri 27 vjet më parë. 

Më vjen keq për këtë pyetje. Njoftoheni të gjithë se pluralizmi ka ardhur që në 12 dhjetor të 1990-ës në Shqipëri dhe ne duhet të gjithë të punojmë që këto të jenë zgjedhje të shkëlqyera, larg qëndrimeve kategorike që mund të na sillnin pasoja katastrofike, të padëshiruara për Shqipërinë dhe shqiptarët dhe sidomos këta fëmijë”- tha Meta. 

Prononcimi i Metës:

Z. Meta, dje ka pasur një deklaratë nga Luan Rama, Nënkryetari i LSI-së i cili tha se LSI nuk do të futet në zgjedhje pa u futur opozita?
Ju lutem mos i keqtransformoni mesazhet, të cilat bëhen për të çuar përpara zgjedhjet dhe jo për t’i minuar ato.

Çfarë përgjigje keni për PS kur thotë që është e gatshme të hyjë edhe e vetme në zgjedhje?
Më vjen keq për këtë pyetje. Njoftojini të gjithë që pluralizmi ka ardhur që në 12 dhjetor të vitit 1990 në Shqipëri dhe ne duhet të gjithë të punojmë që këto të jenë zgjedhjet e shkëlqyera larg qëndrimeve kategorike që mund të na sillnin pasoja katastrofike, të padëshiruara për Shqipërinë, shqiptarët dhe sidomos për të ardhmen e këtyre fëmijëve të mrekullueshëm.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Mbappe debuton me gol! Reali fiton Superkupën e Europës ndaj Atalantës, 'Galaktikët' trimfuan 2-0

Mbappe debuton me gol! Reali fiton Superkupën e Europës ndaj Atalantës, 'Galaktikët' trimfuan 2-0