Meta:Kemi nevojë për një shoqëri, pa paragjykim etnik,fetar e kulturor
Sot ėshtė Dita Ndėrkombėtare pėr Eleminimin e Diskriminimit Racor, Presidenti Ilir Meta ka takuar njė grup studentėsh tė nivelit bachelor e master tė komunitetit Rom dhe Egjiptian bashku me përfaqësues të stafit të shoqatës “Roma Versitas Albania"
Sot ėshtė Dita Ndėrkombėtare pėr Eleminimin e Diskriminimit Racor, Presidenti i vendit Ilir Meta ka takuar njė grup studentėsh tė nivelit bachelor dhe master tė komunitetit Rom dhe Egjiptian sëbashku me përfaqësues të stafit të shoqatës “Roma Versitas Albania”. Meta tha qė duhet tė kemi njė shoqėri mė tė bashkuar pėr sfidat qė na presin nė vazhdim. E ardhmja e vendit varet edhe nga rinia e familjeve tė thjeshta tė shoqėrisė qė kanė aspirata tė mėdha.
Gjatë takimit Presidenti Meta tha se “sot është dita për të qenë më të përgjegjshëm dhe më humanë, për të pasur një shoqëri më të bashkuar për sfidat që na presin. Është detyrë e të gjithëve ne, të promovojmë tolerancën, gjithëpërfshirjen dhe respektin ndaj çdo njeriu pavarësisht komunitetit që i përket. Vendi ka nevojë për një shoqëri të drejtë, pa asnjë lloj paragjykimi etnik, fetar e kulturor, sepse çdo njeri ka të drejtën për barazi dhe jodiskriminim si gurë themeli të të drejtave të njeriut”.
Presidenti Meta theksoi se “e ardhmja e vendit varet nga rinia e familjeve të thjeshta të shoqërisë që kanë aspirata të mëdha. Integrimi më i sigurtë është ai përmes arsimimit. Ndaj për mua është kënaqësi të shikoj midis jush inxhinierë, mjekë, infermierë, psikologë, arkitektë apo ekonomistë të ardhshëm të vendit. Jam i sigurtë se do të bëheni lider dhe shembulli i duhur për t’u ndjekur nga qindra e mijëra të rinj të komuniteteve tuaja. Investimi më i madh për shoqërinë është shkollimi dhe edukimi i duhur i rinisë”, - tha kreu i shtetit.
Gjatë bashkëbisedimit, studentët e nivelit Bachelor dhe Master të komunitetit Rom dhe Egjiptian, e njohën Presidentin me problematikat e tyre dhe falenderuan për angazhimin e tij për të qenë përherë në mbështetje të rinisë.
e.gj/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Dhjetor, 08:53
Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?
-
Po
71.9%
-
Jo
20.5%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3474
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Sulmet e Berishës ndaj Dumanit, Idajet Beqiri: Është në pozitë të vështirë! Saliu mund të prish provat pas lirimit nga 'arresti shtëpiak'
17 Dhjetor, 19:26
-
Nënës së Kryemadhit i kthehet vila te ‘Kodra e Diellit’, Apeli i GJKKO lë në fuqi sekuestron e banesës vetëm për deputeten e PL
17 Dhjetor, 11:29
-
Meta: Gjykata Kushtetuese në krizë, narkoshteti po shkatërron sovranitetin e popullit
16 Dhjetor, 20:57
-
Iu sekuestruan vilat, Kryemadhi me bastun në Apelin e GJKKO: Më thanë dil nga shtëpia, do jetoj në çadër
16 Dhjetor, 12:45
-
Blushi nga Fieri: Rama 'babai' i korrupsionit, Balluku duhet të ishte në burg! Meta u arrestua sepse i denoncoi, SPAK në kontroll të kryeministrit
15 Dhjetor, 19:31
-
PL: Arrestimi i Metës do të çohet në Strasburg! U izolua padrejtësisht për të mos thënë të vërtetat
14 Dhjetor, 15:30
-
VIDEO - Monika Kryemadhi në GjKKO, shpërthen ndaj gazetarëve: Na e morët shpirtin! S’na latë rehat me marr frymë
13 Dhjetor, 13:36
-
34-vjetori i themelimit të PD, Meta uron Berishën nga burgu: PD më e bashkuar! 2025 do të jetë viti i një ndryshimi historik
12 Dhjetor, 11:16
-
PD feston 34-vjetorin, Berisha ‘thur lavde’ për dhëndrin, Metën dhe ish-‘miqtë’ e tij të ndjerë Olldashi, Pashko, Hajdari dhe Bogdani
11 Dhjetor, 20:57
-
Mars 2008/ Akuza e rëndë në sallën e kuvendit, Ilir Meta: Ju nuk e dini, por Sali Berisha ka qenë kundër bombardimeve të NATO-s në Kosovë
7 Dhjetor, 11:33
-
'Berisha u ndihmua nga Suel Çela', Haklaj: Ilir Meta me 20 shtëpi, ngre militantët në protestë
6 Dhjetor, 19:37
-
Berisha tregon pse braktisi protestën e Metës: Ishim të ftuar, por e organizoi PL, jo koalicioni
6 Dhjetor, 15:10