Derdhja e një karroce me llac dhe goditja me grusht nga babai për të birin rezultojne se janë shkaku i krimit të dyfishtë të ndodhur dy ditë më parë në bathore të tiranës.
Krimi ku mbeti i vdekur polici Miftar Metallari dhe u plagos bashkëshortja e tij Nurie Metallri pasi u qëlluan me pistoletë nga i biri 21 vjecar Mirald Metallari.
Mirald Metallari rrëfen para hetuesve shkakun e vrasjes së babait të tij dy ditë më parë në bathore të Tiranës, aty ku nga të shtënat e armës ai la të plagosur dhe nënë e tij Nurie Metallari.
Sipas të riut gjithçka ka nisur pasi atij i është derdhur karroca me llac në oborrin e shtëpisë ku ai po punonte me të atin.
“Rreth orës 11 po punoja me babanë në oborr, në një moment mu derdh karroca me llac në tokë. Ai më goditi me grusht në pjesën e buzës. U futa na banesë ishin dhe dy motrat, në dhomën e babait mora pistoletën e tij dhe kur dola nëna u mundua të më ndalojë. Qëllova mbi të e më pas u afrua babi dhe të gjitha fishekët që ishin në pistoletë i qëllova ndaj tij. Mora nënën e dërgova në spital dhe aty tek një patrullë policie që më ndaloi u dorëzova duke i dhënë dhe pistoletën”, tregon për hetuesit momentin e krimit në familje 21 vjecari.
Sipas të riut ata nuk kanë pasur konflikte të mëparshme me babanë por gjithçka ka nisur mesditën e 24 korrikutnë oborrin e banesës ku po kryenin rregullime për tu përgatitur për dasmën e të motrës.
Ndaj të riut prokuroria ka depozituar në gjykatën e krimeve të rënda kërkesën për masë sigurie arrest me burg, ndërsa me ndryshimet e kodit penal ai rrezikon burgim të përjetshëm për vrasjen e babit dhe plagosjen e nënës.
Gjatë rrëfimit të tij, ai ka shfaqur një gjendje të rënduar psikologjike dhe në lot ka thënë se kur qëlloi ndaj babait, mbylli sytë dhe sipas tij, ende nuk e beson atë që ka ndodhur.
Familja Metallari ishte me orgjinë nga Gabrica e Kukësit dhe prej vitesh jetonte në Bathore të Kamzës.
[gallery]23222[/gallery]
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO