Metamorfoza alla Big Brother e guerriljes para bashkisë: çdo javë eleminohet dikush

Metamorfoza alla Big Brother e guerriljes para bashkisë: çdo javë eleminohet dikush

Protesta e opozitës, 1 gusht 2024

Protestat para bashkisë së Tiranës nisën si një mundësi politike e Belind Këlliçit që humbi zgjedhjet më 14 maj 2023 që të rikuperojë sadopak konsensus. Këlliçi, ngaqë humbi mandatin e deputetit, tentoi që të përfitojë nga zhvillimet që vinin prej hetimeve të disa zyrtarëve. Por më pas aty nisën të hyjnë të gjithë, si në atë rezervuarët që hidhet Ilir Meta për tu dukur cool.

E kështu protestat para bashkisë, u kthyen në një mundësi për ato faktorë që kanë mbetur në opozitën e Berishës që të përfitonin pikë e të bënin shantazh. Por gjithçka rrodhi krejt ndryshe, pasi e gjithë ky operacion rezultoi një fjasko ku nuk i shkoi prapa askush, madje as strukturat e partisë. Edhe pse u tentua të tërhiqet vëmendja edhe me lëndë shpërthuese dhe me zjarr, gjithçka rezultoi një tollumbace e shfryrë.

E kështu, i gjithë ky operacion duket se ishte një Big Brother public, ku çdo javë, dmth çdo protest eleminohej një protagonist apo sponsor, por edhe emër VIP. Protestat nisën kundër Erion Veliajt e përfunduan kndër SPAK dhe me kërkesën e lirimit të Sali Berishës. Edhe pse ky i fundit nuk është në burg, por vetëm në arres shtëpiak, si pasojë e mos paraqitjes në prokurori.

Opozita nisi një operacion ku çdo javë kishte një sponsor të veçantë, i cili nëse fitonte do të vijonte protestën e radhës, por u eleminuan një pas një.

Kështu iku Ilir Meta, më pas Argita, Flramur Noka, Albana Vokshi, Sali Lusha dhe lobi i tij i ish-gardistëve. Iku molotovi, iku djegia e gomave që tentoi të nxijë qendrën e Tiranës, por nuk dha efekt. Ikën kangjellat që tërhiqeshin, iku pistoleta e Adriana Kalasë por edhe nervat e vapës që vinte edhe nga gradët e alkoolit të tepërt. E në fund, iku dhe Belo, i cili firmosi dështimin sot në mbylljen e sezonit veror. /Tema/

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Jemi më të bukurit apo më të shëmtuarit? Edhe në turizëm debati ynë është në esktrem

Jemi më të bukurit apo më të shëmtuarit? Edhe në turizëm debati ynë është në esktrem