Në GJKKO është zhvilluar sot seanca e radhës për dosjen “Metamorfoza” për krimet e rënda. SPAK ka kërkuar thirrjen e 40 dëshmitarëve në gjyq për të dhënë deklarata për vrasjen e 27-vjeçarit Gjin Boriçi, ngjarje e ndodhur në gusht të vitit 2020, si dhe për sigurimin e kushteve për kryerjen e vrasjes ndaj Kleanth Musabelliut.
Në këtë proces po gjykohen biznesmeni Pëllumb Gjoka, si dhe Behar Bajri dhe Edmond Preka. Seanca u shoqërua me debate mes mbrojtjes dhe përfaqësuesve të SPAK. Diskutimet u përqendruan te përputhshmëria e orareve të komunikimeve të siguruara nga platforma SKY ECC me kohën e regjistruar të vrasjes së Gjin Ndojit.
Prokurori Arben Kraja: Nuk është i njëjtë orari i serverëve të Sky Ecc me orën lokale.
Nga ana tjetër, avokati Gurali Brahimllari, mbrojtës i Pëllumb Gjokës, pretendoi se bëhet fjalë për manipulim të provave.
Avokati: Procesverbali i Pëllumb Gjokës është spostuar, është manipulim.
Komente











