VAU I DEJËS- Mëngjesi i kësaj të diele ka nisur me një atentat në Vaun e Dejës, ku një 27-vjeçar është ekzekutuar me plumb në kokë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:55 në fshatin Shkjezë, ku viktima është identifikuar si Gjin Ndoji (Boriçi).

Trupi i tij i pajetë u gjet pak metra larg automjetit tip "BMË", të marrë me qira disa ditë më parë, e ndërsa në vendngjarje u zbuluan 3 gëzhoja tip kallashnikovi. Burimet i thanë Shqiptarja.com e i riu është një person me precedent të mëparshëm penal në fushën e krimeve ndaj persona dhe pista kryesore në të cilën po hetohet është pikërisht larje hesapesh për trafik narkotike.

27-vjeçari ka pasur edhe probleme me gjakmarrjen, por grupi hetimor e përjashton këtë si mundësi për shkak të dinamikës së atentatit. Kjo sepse pas atentatit, 1 km larg vendit ku u qëllua për vdekje i riu, është gjetur e djegur një makinë, e cila dyshohet se u përket autorëve, një skemë kjo e përdorur edhe në vrasjet e tjera për të humbur gjurmët. Mësohet se makina e djegur, tip "Benz" AA 346 LC  që dyshohet se u përket autorëve, figuron me targa që janë denoncuar të vjedhura që më 20 qershor në Ishëm. Ajo është targa e një makine tip "Fiat Punto" në pronësi të A.K, e cila kishte bërë kallëzim në polici.

Policia e Shkodrës po vijon krehjen e zonës për të rënë në gjurmët e autorit ose autorëve të ngjarjes.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:24
U vra me plumb në kokë në Vaun e Dejës, viktima mik me Stresin: Ma këpute shpirtin kur mora lajmin

Viktima Gjin Ndoji dhe Stresi

Këngëtari Arkimed Lushaj i njohur si Stresi kishte njohje me 27-vjeçarin që u gjet i varë mëngjesin e sotëm në Shkodër. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Stresi shpreh dhimbjen e madhe për vdekjen e të riut, i cili u gjet i vrarë me plumb në kokë.

Gjin Boriçi, i cili njihej edhe me emrin Gjin Ndoji, rezulton si një person me precedent kriminal në fushën e krimeve ndaj personit dhe mendohet se vrasja e tij është larje e hesapeve.

Ora 17:45
Ja kush është viktima e Vaut të Dejës, u vra me një plumb në kokë

1596987860_Screenshot3.jpg

Viktima Gjin Ndoji

Report Tv siguron foton e Gjin Ndojit, i cili u ekzekutua mëngjesin e sotëm në Vaun e Dejës me një plumb në kokë. Trupi i pajetë i tij u gjet pranë makinës me të cilën udhëtonte, ndërsa dyshimet e para janë se ai mund të jetë vrarë për larje hesapesh.

Gjin Ndoji rezulton me dy mbiemra, Gjin Ndoji dhe Gjin Boriçi.

1596987779_WhatsAppImage20200809at13.50.08.jpg

Viktima Gjin Ndoji
Ora 13:55
Atentati në Shkodër/ Makina e djegur me targa të vjedhura që më 20 qershor, i përkiste 'Fiat-it' të një vajze në Ishëm

Report Tv mëson detaje të reja nga ekzekutimi i Gjin Ndojit mëngjesin e kësaj të diele në Vaun e Dejës. Mësohet se makina që e djegur, tip "Benz" AA 346 LC  që dyshohet se u përket autorëve, figuron me targa që janë denoncuar të vjedhura që më 20 qershor në Ishëm. Ajo është targa e një makine tip "Fiat Punto" në pronësi të A.K, e cila ka bërë kallëzim në polici.

Ora 10:26
Atentati në Vaun e Dejës/ Viktima probleme me gjakmarrjen, por vrasja dyshohet për larje hesapesh

1596961629_makina.JPG

Viktima Gjin Ndoj i ekzekutuar ditën e sotme mësohet se është precedent penal në krime ndaj personit! Hakmarrja është pista kryesore në të cilën po fokusohet hetimi, teksa mësohet se në vendin e ngjarjes janë gjetur 3 gëzhoja kallashnikovi. 27-vjeçari ka pasur edhe probleme gjakmarrje, i thonë burimet Shqiptarja.com, por nisur nga dinamika e ngjarjes, ku pas atentatit rreth 1 km një makinë e djegur që dyshohet se u përket autorëve të krimit, kjo pistë përjashtohet.

Ora 09:58
Atentati me armë në Vaun e Dejës/ Gjendet e djegur 1 makinë, dyshohet se u përket autorëve

Rreth 1 km nga vendi i ngjarjes është gjetur e djegur një makine e cila dyshohet se është e autorëve që kanë ekzekutuar mëngjesin e sotme 27-vjeçarin Gjin Ndoji Boriçi.

Ora 09:02
Kush është i riu me dy identitete që u ekzekutua sot në Vaun e Dejës! Foto nga vendngjarja

Report Tv sjell video nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua me armë zjarrin Gjin Ndoji. Siç mund ta shihni në këtë pamje, pranë trupit të pajetë të të riut është gjetur dhe automjeti me të cilin po udhëtonte. Në këtë zonë nuk ka kameria sigurie apo nuk është një rrugë shumë e populluar, çka mendohet se ka qenë një atentat i mirëmenduar. Gazetari Ergys Kavaja bën me dije se Gjin Ndoji kishte ndërruar mbiemrin. Ai rezulton me dy mbiemra, Gjin Ndoji dhe Gjin Boriçi.