TIRANË- Komisioni parlamentar i Ekonomisë dhe Financave shqyrtoi të martën buxhetin faktik të vitit 2013, i cili shoqërohet edhe nga raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit. Buxheti faktik i vitit 2013 u prezantua nga zëvendësministri i Financave, Ervin Mete që e cilësoi këtë buxhet si buxhet elektoral. Sipas tij, filozofia e keqe e menaxhimit të financave publike si dhe performanca e dobët e administratës fiskale çuan në ndryshimin e buxhetit.
"Keqmenaxhimi çoi në rritje të borxhit dhe detyrimeve të prapambetura. Në fund të 9 mujorit të 2013, kishte 9.7 miliardë lekë fatura të papaguara. Pati abuzime të theksuara nga administrata tatimore dhe doganore. 192 raste janë çuar në Prokurori. Qeveria Berisha bënte shpenzime kolosale. Performanca e të ardhurave ishte e dobët dhe u rrit borxhi", u shpreh Mete. Ai vuri në dukje se në 6 mujorin e parë të vitit 2013 pati abuzime më të shumta.
Ndërkohë, kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj propozoi ngritjen e Këshillit Kombëtar të Financave në mënyrë që politika fiskale të jetë tërësisht e pavarur dhe teknike. Gjatë diskutimeve për buxhetin e vitit 2013 në Komisionin e Ekonomisë, Leskaj tha se KLSH vlerëson pozitivisht punën e bërë nga qeveria në 2013. Sipas Leskajt, buxheti është hartuar dhe ndryshuar brenda kuadrit ligjor, duke bërë një menaxhim më të mirë të financave, gjë që sipas tij, ka ndikuar që ekonomia shqiptare të përballojë krizën ekonomike globale.
Po ashtu, Leskaj i rekomandoi hartimin e një manuali për matjen e treguesve të borxhit, pasi sipas tij, heqja e tavanit të borxhit ka rritur rriskun. Një tjetër rekomandim i KLSH-së ishte edhe krijimi i një komiteti auditues për zbatimin e buxhetit dhe kontrollin e strukturave të auditit të brendshëm të institucioneve.
Leskaj tha se KLSH vlerëson politikat monetare të Bankës së Shqipërisë për stabilitetin financiar të vendit. Ndërkohë, kreu i KLSH-së bëri të ditur si i ka rekomanduar Bankës së Shqipërisë që të ndryshonte ligjin për pjesën e pagave. Sipas Leskajt, ky rekomandim nuk është marrë parasysh nga ana e Bankës së Shqipërisë. Ai tha se BSH-së i është rekomanduar që anëtarët e Këshillit Mbikqyrës të mos marrin pjesë në borde të tjera drejtuese si dhe në aktivitete politike. ATSh/
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.4%
-
Jo
39.8%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4139
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Elbasan/ Dy të rinjtë u larguan nga Komisariati më 31 dhjetor, AMP pezullon nga puna 3 efektivët! Nuk parandaluan arratisjen e tyre
15 Janar, 16:41
-
Pandemia e heshtur që po ‘vret’, infeksionet mykotike shkaku i dhjetra sëmundjeve / Altin Joka: Ja disa kura natyrale tepër efikase
15 Janar, 16:24
-
Revista franceze 'Easy Voyage': Turistët në zbulim të xhevahirit të Ballkanit, Shqipërisë
15 Janar, 16:15
-
BERZH: Shqipëria ka bërë progres në ekonomi, rrezik papunësia dhe evazioni! Reforma në drejtësi po jep rezultate kundër krimit
15 Janar, 16:15
-
Gabriel Jesus mbyll sezonin, konfirmohet dëmtimi i ligamentit
15 Janar, 16:01
-
Biden para fjalimit të lamtumirës: Shpirti i Amerikës është në rrezik
15 Janar, 15:57
-
4 banka ndërkombëtare udhëheqin Shqipërinë në marrjen e eurobondit, 600 mln euro para marsit
15 Janar, 15:50
-
Operacioni Revanshi/ Pjesë e një grupi kriminal që kultivonin drogë, Apeli i GJKKO lë në qeli vëllanë e deputetit Eduard Ndreca
15 Janar, 15:50
-
Kosova mbyll institucionet paralele serbe në 10 komuna, Ambasada e SHBA-së: Në kundërshtim me këshillat tona, mund të minohet e ardhmja euro-atlantike
15 Janar, 15:46
-
Itali/ Vrau biznesmenin shqiptar se s’kishte para ta paguante, prokuroria kërkon burg të përjetshëm për italianin
15 Janar, 15:46
-
Stoku në Apel, PS kërkon të 'shpluhurosë' dosjet: Të shqyrtohen nga 1, jo 3 gjyqtarë (por duhet 84 vota)
15 Janar, 15:42
-
Nesër futet në fuqi ligji, falen gjobat për ndërtimet pa leje në fshat dhe ato të COVID-19
15 Janar, 15:33