Mete me zyrtarët e lartë të BB dhe FMN: Ekonomia shqiptare tregoi rezistencë, iu kthye shpejt rritjes

Mete me zyrtarët e lartë të BB dhe FMN: Ekonomia shqiptare tregoi rezistencë, iu kthye shpejt rritjes

Ervin Mete me delegacionin e përbashkët me Bankën e Shqipërisë

Këtë javë zhvillohen takimet Vjetore të Bankës Botërore (BB) dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) që po mbahen në Marrakesh, Marok. Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete kryeson delegacionin e përbashkët me Bankën e Shqipërisë, ndërsa është duke zhvilluar një sërë takimesh me zyrtarë të lartë të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Në fokus të takimeve janë situata më e fundit ekonomike dhe parashikimet për vitin e ardhshëm; progresi i reformave strukturore; konsolidimi fiskal, si edhe projektet e mbështetjeve financiare dhe asistencës teknike.

"Në këto takime Mete vlerësoi përmirësimin e fundit të parashikimeve të rritjes ekonomike nga FMN dhe Banka Botërore. Mete theksoi se ekonomia shqiptare ka treguar rezistencë pavarësisht goditjeve të njëpasnjëshme të viteve të fundit dhe po përjeton rimëkëmbje të shpejtë. Shqipëria është një nga vendet e pakta që është rikthyer në një kohë relativisht të shkurtër në ritmet e rritjes të para periudhës së pandemisë.

Papunësia ka arritur një nivel historikisht të ulët me pjesëmarrjen e fuqisë punëtore tani të krahasueshme me ekonomitë e përparuara. Borxhi publik është rikthyer gjithashtu në nivelin e para krizës. Stabiliteti makroekonomik është reflektuar edhe në përmirësimin e ekuilibrit të huaj dhe inflacionit që tashmë është sa gjysma e një viti më parë dhe më i ulët se shumë vende të tjera evropiane.

Përparimet në procesin e integrimit në BE janë një shtytje e rëndësishme për thellimin e mëtejshëm të reformave strukturore. Këto reforma, përfshirë dhe reformat e menaxhimit të financave publike, kanë pasur progres edhe falë mbështetjes së dhënë nga FMN dhe BB – theksoi ndër të tjera Ministri Mete", njofton ministria e Financave.

Takimet Vjetore të BB dhe FMN, që zhvillohen deri në 15 tetor, mbledhin bashkë ministrat e financave dhe ekonomisë, guvernatorë, drejtues të sektorit privat, përfaqësues nga organizata të shoqërisë civile dhe akademikë për të diskutuar çështje me rëndësi botërore, si perspektiva ekonomike, zhdukja e varfërisë, ndryshimet klimatike dhe ndërmarrja e reformave në funksion të zhvillimit ekonomik.

B.K/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Abi: 14/10/2023 16:25

    Ke nje pseudidrejtor te ATK o Mete zhduke injorantin hajdut me cizme! Skandale pa fund duke vjedh! Ankesa plot dhe institucion pa ligjshmeri total!

    Përgjigju
  • Albi: 13/10/2023 21:30

    Je djal i pergatitur zhduk llumin qe la Delina e Ben Ahmeti ne MFE. Jan ca drejtora i ke me kallezime ne Peokurori e Spak se vjedhin, mire vetenpo dun ne dashnoret ne pune! Qeroji plerat se turp! I ke dhe ne drejtori varesie jashte kabaninetit jan hajduta! po i do dhe emrat po sia vlen se jan fundrrina!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Qeveria rishpall tenderin 400 mln euro të Portit të ri Tregtar të Durrësit në Porto Romano

Qeveria rishpall tenderin 400 mln euro të Portit të ri Tregtar të Durrësit në Porto Romano