Pa president, pothuajse pa ujë, pa energji, Libani ndodhet i zhytur në dëshpërim. Të paktën në Tokë, sepse në Mars ai ndriçon. NASA njofton se misioni "Curiosity" ka bërë një gjetje të paimagjinueshme, për herë të parë që prej mbërritjes së tij në Planetin e Kuq, para dy viteve, ai ka rënë mbi një meteorit.

"Dhe një meteorit i vogël", sipas zëdhënësit të "Jet Propulsion Laboratory" të NASA-s, Guy Webster. Dhe ky meteorit, pjesa më e madhe e dukshme e të cilit është rreth dy metra, u quajt Liban nga shkencëtarët. Përkrah tij ndodhet një pjesëz më e vogël e quajtur Libani B. Është plotësisht e mundur që drejtori i "Jet Propulsion Laboratory" i NASA-s, i ngarkuar me kontrollin e misionit "Curiosity", Charles el-Achi, të mos çuditet për këtë emërtim pasi studiuesi është me origjinë libaneze, ndërkohë që edhe vete meteoriti të kujton pak a shumë hartën e Libanit.

"Libani dhe Libani B janë të pasur me hekur. "Kemi gjetur një meteorit me hekur në Mars", shkruan "Curiosity" në rrjetin social Twitter./ATSH/