Mevlan Adili del lojtar i lirë, dy klubet e Superligës pas tij

Mevlan Adili del lojtar i lirë, dy klubet e Superligës pas tij

Mevlan Adili

Mbrojtësi Mevlan Adili është lojtar i lirë. 28-vjeçari ka mbyllur pas vetëm gjashtë muajve kontratën me SKA Khabarovsk në Rusi, duke qenë opsion për skuadrat e Superligës shqiptare. Ish-mbrojtësi i Vllaznisë mund të rikthehet në Shkodër, teksa pas tij janë edhe kampionët në fuqi të Tiranës.

Prej janarit 2020 dhe deri verën e 2022, Adili ishte pjesë e Vllaznisë në Shkodër duke fituar dy herë Kupën e Shqipërisë. Veç lojës së mirë, shqiptari i Maqedonisë së Veriut u kthye në një lider për gjithë ekipin.

Tanimë janë kampionët e Tiranës që duket se do i prishin punë shkodranëve, duke pasur dëshirë që të kenë Adilin në ekip. Merkato e janarit sapo ka nisur dhe Adili do duhet të vendosë nëse do rikthehet në Superligën shqiptare, apo futbollisti do provojë një tjetër aventurë.

Në karrierën e tij, Adili ka qenë pjesë e Shkupit, Shkëndijës, UTA Arad, Zalgiris, Vllaznisë dhe SKA Khabarovsk.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja