Mevlan Shanaj: Në Shqipëri po bëhet gjenocid kulturor! Shqiptarët po i drejtojnë me dhunë te Big Brother

Mevlan Shanaj: Në Shqipëri po bëhet gjenocid kulturor! Shqiptarët po i drejtojnë me dhunë te Big Brother

Aktori Mevlan Shanaj

Aktori i mirënjohur shqiptar, Mevlan Shanaj shprehet se njerëzit janë të fokusuar te Big Brother, sepse nuk kanë alternativë tjetër. Artisti shprehet se prej kohësh në Shqipëri, nuk ka më kinema, duke sjellë që publiku të orientohet tek këto prodhime.

“Sot në Shqipëri po bëhet dhunë kulturore. Është një genocid. Ky formatim social, i paditur, i painformuar, do të bjerë viktimë që të shikojë Big Brother-in.

Shqiptarët nuk kanë çfarë të shohin tjetër. Dikur kishte një kinostudio, tani ajo nuk ekziston më. Dikur kishte kinema, tani nuk ka më as kinema, as filma shqiptarë. Tani Shqipëria ka vetëm filma turq, dhe i vetmi prodhim shqiptar është Big Brother dhe Përputhen. I mungon një alternativë tjetër. Është një informacion i kufizuar, por gjithashtu i imponuar.

Unë dhe kolegët e mi kemi përfituar nga puna jonë respektin e publikut. Kjo është pasuria më e madhe për ne, adhurimi i njerëzve. Kjo vlen më shumë se sa çfarë po shohim kohët e fundit, siç këto novelat apo përrallat me mbret si Big Brother.

Ata janë programe që prodhojnë para, por para lavdisë së nderit, para personalitetit, paratë janë të këqija. Unë dhe shokët e mi jetojmë të nderuar. Nuk është slogan për të shitur mend, por asnjëri nga ne nuk lyp, asnjëri nga ne nuk është bërë manjat i ndonjë medieje që të ketë para pafund. Unë kam 45 vjet me këtë emër, nuk bëhet dot emri për 45 ditë”, tha Shanaj i ftuar në 'Shqip', nga Rudina Xhunga.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • 'Big Bardhi': 04/12/2021 20:00

    Po ky gjoja emision show 'Big Bardhi', si mëson asnjë gjë njerëzve dhe në veçanti rinisë. Asnjë gjë. Po ta shikosh këtë program, do të vëresh se nuk jepet asnjë mesazh edukativo-divulgativo-intelektual. Nuk shikon asnjë bisedë që të rrahë probleme, çështje e interesa të shoqërisë. Nuk ka biseda për artin, kulturën, shkencën, politikën, historinë e fenë. Nuk ndigjon, megjithëse gjoja janë persona të artit e kulturës, biseda e rrahje mendimesh për teatrin, kinemanë, operën, pikturën e skulpturën. S'ka asnjë gjë për muzetë e artit nëpër botë që ata si njërëz të dalë jashtë e si artista duhet që ti kenë parë e ti kenë vizituar e pritej që të na tregonin edhe neve diçka rreth tyre. Po asnjë gjë, asnjë gjë! Nuk them se e gjithë dita të shkojë duke diskutuar rreth këtyre gjërave, se ashtu mund të duket si shkollë e si pavion muzeal arti, por me raste e ndonjëherë e disa herë edhe flitet e diskutohet rreth këtyre gjërave. P.sh. Iliri, që duket si më i pregatituri aty, së bashku me Monikën, mund të hapnin biseda të tilla, duke treguar rreth jetës e bëmave të ndonjë kompozitori apo piktori apo artisti e duke i dhënë lezet me ndonjë anektodë rreth tyre apo me ndonjë histori melodramatike që ato mund të kenë pasur, ose edhe me ndonjë fjalë të urtë apo citat. Po ashtu nuk vihet në gojën e asnjerit, ndonjë citim në prozë apo poezi të ndonjë poeti apo shkrimtari të shquar botëror apo edhe shqiptar. P.sh. e bëri Donaldi pikturën për Ismail Qemalin, Ok, shumë bukur dhe i lumtë dora, por asgjë dhe asnjë koment rreth kësaj pikture nga 'banorët', asnjë ide dhe kritikë apo lavdërim me nivel të kësaj pikture... Asgjë, asgjë... Vetëm zirje, ofshama, itrigurica, cic-mice e biseda pa nivel dhe mediokër si 'kush jam unë e kush je ti' apo 'kush i lau pjatat, apo kush e fshiu oborrin' e kësisoj pallavrash e broçkullash të tilla. Pritesh që të paktën nga ky staf që i thotë vetes 'artista', të kishim një nivel e një stekë më të lartë intelektuale dhe artistike. Pritej më shumë, shumë më shumë... Po se dhanë ata mesazhin se si DUHET të rrijë, diskutojë e jetojë njerëzia, kush tjetër do të mund ta bëjë këtë?!!.... Populli DUHET edukuar dhe sidomos rinia dhe ky spetakël mendoj se pikërisht ka këtë mision dhe qëllim. Po ta bënte këtë, hallall koha që rrinë e shpenzojnë njerëzia para televizorit, por po ndodh e kundërta. Njerëzit po ç'edukohen e po e mbushin kohën me pallavra e llogje pa asnjë vlerë. Shumë, shumë keq!

    Përgjigju
  • 'Big Bardhi': 04/12/2021 19:43

    Po ky gjoja emision show 'Big Bardhi' si meson asnje gje njerezve dhe ne veçanti rinise. Asnje gje. Po ta shikosh kete program, do te veresh se nuk jepet asnje mesazh edukativo-divulgativo-intelektual. Nuk shikon asnje bisede qe te rrahe probleme, çeshtje e interesa te shoqerise. Nuk ka biseda per artin, kulturen, shkencen, politiken e historine. Nuk ndigjon , megjithese gjoja jane persona te artit e kultures, biseda e rrahje mendimesh per teatrin, kinemane, operen, pikturen e skulpturen. S'ka asnje gje per muzete e artit neper bote qe ata si njerez te dale jashte e si artista duhet qe ti kene pare e ti kene vizituar e pritej qe te na tregonin edhe neve diçka rreth tyre. Po asnje gje, asnje gje! Nuk them se e gjithe dita te shkoje duke diskutuar rreth ketyre gjerave, se ashtu mund te duket si shkolle e si pavion muzeal arti, por me raste e ndonjehere e disa here edhe flitet e diskutohet rreth ketyre gjerave. P.sh. iliri qe duket si me i pregatituri aty, se bashku me Moniken, mund te hapnin biseda te tilla, duke treguar rreth jetes e bemave te ndonje kompozitori apo piktori apo artisti e duke i dhene lezet me ndonje anektode rreth tyre apo me ndonje histori melodramatike qe ato mund te kene pasur, ose edhe me ndonje fjale te urte apo citat. Po ashtu nuk vihet ne gojen e asnjerit, ndonje citim ne proze apo poezi te ndonje poeti apo shkrimtari te shquar boteror apo edhe shqiptar. P.sh. e beri Donaldi pikturen per Ismail Qemalin, Ok, shume bukur dhe i lumte dora, por asgje dhe asnje koment rreth kesaj pikture nga 'banoret', asnje ide dhe kritike apo lavderim me nivel te kasaj pikture... Asgje, asgje... Vetem zirje, ofshama, itrigurica, cic-mice e biseda pa nivel dhe medioker si 'kush jam une e kush je ti' apo 'kush i lau pjatat, apo kush e fshiu oborrin' e kesisoj pallavrash e broçkullash te tilla. Pritesh qe te pakten nga ky staf qe i thote vetes 'artista' te kishim nje nivel e nje steke me te larte intelektuale dhe artistike. Pritej me shume, shume me shume... Po se dhane ata mesazhin se si DUHET te rrije, diskutoje e jetoje njerezia, kush tjeter do te mund ta beje kete?!!.... Populli DUHET edukuar dhe sidomos rinia dhe ky emision mendoj se pikerisht ka kete mision dhe qellim. Po ta bente kete, hallall koha qe rrine e shpenzojne njerezia para televizorit, por po ndodh e kunderta. Njerezit po ç'edukohen e po e mbushin kohen me pallavra e llogje pa asnje vlere. Shume, shume keq!

    Përgjigju
    • 11111: 06/12/2021 20:28

      Pooooooooooo

  • Unee: 04/12/2021 15:19

    Fol ky per filmat turq partizoni partise

    Përgjigju
  • Toni: 04/12/2021 15:17

    Pse bezdisen nga filmat turq, ndërkohë që flasin për big brotherin, këtë s'e kuptoj.. janë dy morale të kundërta, që paragjykohen nga moralistë !!?? Nejse, opinioni i këtij aktoruci nuk ka ndonjë vlerë, tregu përcakton më mirë se çfarë ka vlerë..

    Përgjigju
    • Robert: 06/12/2021 00:30

      I thua aktoruc atij aktori,qe ka dhene aq shume per kete vend, per kulturen dhe artin e ketij vendi,nuk do ta lejoja as sikur te ishe yll hollivudian,por me komentin tend tregon se e njeh artin dhe kulturen shqiptare sot, kur vleresohet lakuriqesia dhe paraja,ku nderi eshte turp

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI