TEPELENE - Kryqi i hequr nga ish-varret e ushtarëve grekë në fushën e Mezhgoranit është gjendur nga policia, i rrëzuar përtokë. Dyshohet se mund të jetë rrëzuar nga moti i keq, por nuk përjashtohet mundësia edhe të jetë shkulur nga ndonjë keqbërës për skrap.
"Ai ndodhet në tokë i padëmtuar dhe ndaj tij nuk është përdorur asnjë lloj lënde plasëse apo dinamit për ta rrëzuar, pasi përmasat e tij janë të vogla dhe ishte e lehtë për ta lëvizur nga vendi", bëri të ditur zëdhënësi i Policisë së Gjirokastrës, Gentian Mullai.
"Grupi hetimor shkoi në vendngjarje dhe pas kqyrjes, ka rezultuar se për shkuljen e tij nuk është përdorur asnjë send i fortë për ta thyer si dhe nuk është përdorur lëndë plasëse për ta shkatërruar. Paraprakisht theksojmë se nga informacionet e marra edhe në rrugë operative, rezulton se rrëzimi i kryqit nuk është bërë për qëllime fetare, pasi në këtë fushë s’ka më varrezë të ushtarëve grekë", përfundoi zëdhënësi.
Në fushën e Mezhgoranit, në Tepelenë, aty ku vite më parë kanë qënë disa varre me eshtra të ushtarëve grekë, për simbolikë ka qënë vendosur një kryq i vogël metalik rreth 1 metër e gjysëm i lartë.
Redaksia Online
(ar.sh/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com