Ministria e Financave çertifikoi te merkuren 71 auditues te brendshëm të sektorit publik dhe shpërndau diplomat respektive për ta. Në ceremoninë e organizuar me këtë rast merrte pjesë edhe ministri i Financave, Shkëlqim Cani.
Në fjalën e tij, ministri Cani tha se sistemi i auditimit të brendshëm publik luan një rol kryesor në realizimin një qeverisje të mirë, të aftë dhe të përgjegjshme. "Edhe pse sistemi i auditimit të brendshëm publik aktualisht mbështetet në standardet ndërkombëtare, një problem kyç mbetet përmirësimi i veprimtarisë dhe rritja e efiktivitetit të sistemeve të kontrollit të brendshëm në njësitë publike", nënvizoi ministri.
Trajnimi dhe certifikimi i audituesve të brendshëm, përbën një nga komponentët e rëndësishëm në reformat dhe angazhimet e ndërmarra për përmirësimin e këtij sistemi. "Kjo tregon, tha ministri Cani, duke iu referuar këtyre treguesve, për përpjekjet e bëra, për menaxhim të kujdesshëm të proçesit dhe seriozitet në kontrollin e përvetësimit të dijeve dhe aftësive profesionale të kandidatëve". Në të ardhmen, në kuadër edhe të prioriteteve dhe objektivave strategjikë të Ministrisë së Financave, bazuar dhe në ligjin e ri për auditimin e brendshëm, ky proces do të forcohet dhe përmirësohet akoma dhe më shumë. Ministria e Financave konfirmon se në këtë proçes, do të përfshihen vetëm personat që do t'i përkushtohen dhe do të kontribuojnë në sistemin e auditimit të brendshëm.
Po kështu, programi i trajnimit dhe kualifikimit është në proçes rishikimi me partnerët ndërkombëtare, për t'u përafruar me eksperiencën ndërkombëtare në këtë fushë.
Në emër të Drejtorisë së Harmonizimit për Kontrollin e Brendshëm, foli drejtorja e përgjithshme, Kesjana Halili.
Ajo theksoi mes të tjerash se "qëllimi kryesor për përgatitjen e kandidatëve të aftë për të kryer funksionin e audituesit të brendshëm, ka qenë vendosja e kritereve më të forta për regjistrimin e kandidatëve, një vëmendje e veçantë për miratimin e programeve, duke u fokusuar edhe në studimin e rasteve praktike".
Gjatë këtij sezoni kualifikimi, u minimizua ndjeshëm numri i kandidatëve, nga rreth 250-300 kandidatë të certifikuar në vitet e mëparshme, në vetëm 71 kandidatë të certifikuar.
Ministria e Financave po bën përpjekje të vazhdueshme për të përmirësuar edhe procesin e kualifikimit të audituesve të brendshëm, i cili si çdo pjesë tjetër e trashëguar ishte neglizhuar për të mos thënë keqmenaxhuar, duke rezultuar ne procese në të cilat certifikoheshin individë që nuk kishin kriteret apo formimin e duhur në lidhje me auditimin e brendshëm.
Ministria e Financave falenderoi edhe ekspertët e projektit të binjakëzimit austriako - francez, për trajnimet e vijueshme cilësore që po ofrojnë gjatë këtij viti, për të gjithë audituesit e brendshëm të punësuar në sektorin publik, trajnime të cilat edhe gjatë vitit 2016 do të zhvillohen me trajnerë ekspertët e huaj, duke prezantuar para audituesve tanë, praktikat më të mira ndërkombëtare të fushës/
/Shqiptarja.com