MF: Liberalizim tregut! Çmimi i
naftës jo më nga "të mëdhenjtë"

MF: Liberalizim tregut! Çmimi i<br />naftës jo më nga
TIRANE- Përmes disa ndryshimeve në ligjin për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, Ministria e Financave ka vendosur të liberalizojë tregun e hidrokarbureve, duke ua hequr të drejtën importuesve të mëdhenj që të diktojnë çmimet fundore të karburanteve edhe për pikat me pakicë.

Në këtë mënyrë, në udhëzimin shoqërues të ligjit të ri për TVSH-në, Ministria e Financave ka shfuqizuar udhëzimin e shumëpërfolur me numër 17, i cili përcaktonte skemën e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, por edhe vendosjen e çmimit në tregun e karburanteve.

Udhëzimi nr 17 synonte shmangien e evazionit në tregun e karburanteve, por edhe për të lehtësuar mbledhjen e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar. Por kjo skemë krijoi një situatë të pastër oligopoli, duke kufizuar konkurrencën, pasi çmimin final në treg e përcaktonin vetëm një grusht i vogël kompanish importuese. Ndërsa pikat me pakicë, praktikisht, nuk konkurronin, pasi ishin të detyruara të shisnin me çmimet e diktuara nga importuesit.

Debati
Debati për këtë Udhëzim u nxeh veçanërisht muajt e fundit, kur çmimet e karburanteve në tregun e brendshëm nuk po reflektonin të plotë uljen në bursat e huaja të çmimit të naftës bruto. Sipas ekspertëve, veç taksave të larta, shkaku i dytë më i madh se pse qytetarët shqiptarë nuk po përfitonin nga rënia e çmimit të naftës ishte pikërisht udhëzimi që kishte krijuar një situatë oligopoli në treg. Me shfuqizimin e tij, Ministria e Financave u heq importuesve të mëdhenj të drejtën që të vendosin çmimin final të karburantit në treg, i cili tashmë do të përcaktohet përmes konkurrencës mes pikave të pakicës.

Ankesat
Pak ditë më parë, Dhoma Amerikane shprehu shqetësimin që, ndërkohë që ligji i ri i TVSH-së ka hyrë në fuqi që në datën 1 janar 2015, akoma nuk është miratuar Udhëzimi i Ministrisë së Financave që do të bëjë të mundur implementimin e saktë të këtij ligji dhe sqarimin e shumë skemave dhe procedurave të veçanta (psh skemat e veçanta për cigaret dhe kartat e parapaguara). Për më tepër, Ligji i ri për TVSH-në e detyron Ministrinë e Financave të miratojë Udhëzimin përkatës jo më vonë se 4 muaj nga data e botimit të këtij ligji në Fletoren Zyrtare. Ligji u botua në 13 gusht 2014 dhe rrjedhimisht, aktet nënligjore duhet të ishin miratuar dhe publikuar jo më vonë se sa data 13 dhjetor 2014, në mënyrë që të hynin në fuqi në 1 janar 2015.

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE