/ATSH-ANSA/ - Ministria greke e Financave njoftoi sot se rritja e re e TVSH-së do të fillojë të hënën, më 20 korrik.
Ndryshimi i TVSH-së do të jetë për produktet dhe shërbimet, nga 13 në 23 për qind, ku përfshihen ushqimet e paketuara, restorantet, bar-kafetë si edhe biletat e trnasportit publik.
"Në ndërkohë, rritja e TVSH-së për hotelet, nga 6,5 në 13 për qind, do të hyjë në fuqi më 1 tetor. Bankat do të mbeten të mbyllura deri më 19 korrik dhe do të hapen një ditë më pas", njoftoi Ministria greke e Financave
/Shqiptarja.com