Të ardhurat nga renta minerare në eksport gjatë shtatëmujorit të vitit janë realizuar në vlerën 1.8 miliardë lekë.
Referuar të dhënave të publikuara nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, të ardhurat nga renta janë 803 milionë lekë më të ulëta se në shtatëmujorin e vitit 2022.
Sipas ekspertëve, ulja e të ardhurave në buxhet erdhi për shkak të efektit të uljes së çmimit të bursës, por edhe zhvlerësimit të euros kundrejt lekut.
“Të ardhurat nga renta minerare në eksport janë realizuar në vlerën 1.8 miliardë lekë, 803 milionë ose 30.6% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe realizim në masën 66.1% kundrejt planit për 7-mujorin 2023”, thuhet në raport, citon ata.
Komente
