TIRANE- Kreu i shoqatës “9 janari” Nikoll Mhillaj i kontaktuar në telefon nga gazeta “Shqiptarja.com” tregon se kanë kaluar 10 vite dhe ende nuk kanë marrë drejtësi për jetët e humbura të familjarëve të tyre. Mhillaj shprehet se ish-kryeministri Sali Berisha, e ka përdorur këtë ngjarje për marjen e pushtetit, por në fakt gjatë 8 viteve të qëndrimit në krye të qeverisë nuk ka bërë asnjë gjë për rifillimin e hetimeve. Të braktisur nga të gjitha institucionet anëtarët e shoqatës “9 janari”, në datën 10 janar 2014 i janë drejtuar me një kërkesë kryeministrit Edi Rama kryetarit të parlamentit Ilir Meta, prokurorit Adriatik Llalla, avokatit të popullit Igli Totozani dhe ministrit të Drejtësisë Nasip Naço.
Në këtë kërkesë kërkohet rihapja me hetimeve për të çuar përpara drejtësisë njerëzit me pushtet që për 18 orë me rradhë kanë mbajtur peng operacionin e kërkim shpëtimit. “Bëhet fjalë për ish-drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Bajram Ibraj, ish-komandantin e Flotës Detare Kudret Çela dhe ish-komandantin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Shqiptare Pëllumb Qazimi. Pikërisht këta tre zyrtarë nuk kanë marrë masat e nevojshme të kërkim-shpëtimit, duke lënë për 18 orë me rradhë në det të hapur njerëzit që ndodheshin në dy gomone”-thotë kryetari i shoqatës “9 janari” Nikoll Mhilli.
Shkrimi u publikua sot (24.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com