Michael Buble i jep fund karrierës: Kanceri i tim biri më ndryshoi jetën

Michael Buble i jep fund karrierës: Kanceri i tim biri më ndryshoi jetën

Këngëtari Michael Buble dhe djali i tij Noah

Michael Buble është një nga ata këngëtarë që tërheq vëmendjen e të gjithëve kudo që shfaqet, ose pa u shfaqur fare. Mjafton të dëgjojmë këngët e tij, dhe në mendje na vjen ai djali simpatik dhe bjond. Por kohët e fundit, fatkeqësisht Buble është vënë në qendër të mediave për shkak të luftës më kancerin që ju desh të kalonte djalit të tij Noah.

Ai ka pranuar se kur ka mësuar se i biri vuante nga një sëmundje e rëndë në moshën tre-vjeçare donte vetëm të vdiste. Dhe pas vështirësive që ka kaluar me kancerin në mëlçi të të birit, Michael është shprehur se nuk i intereson më fama. Madje ai ka dhënë edhe intervistën e tij të fundit për ‘Daily Mail Weekend’.

Michael Buble dhe familja e tij 

Ka ndryshuar totalisht perceptimi im për jetën. Nuk e di nëse mund ta kaloj këtë bisedë pa qarë dhe asnjëherë nuk e kam humbur kontrollin emocional në publik,”- është shprehur këngëtari Michael Buble. Ndërkohë ai po regjistron albumin e tij të fundit që do të dalë në treg në 16 nëntor.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase