Aktori i njohur i filmave “Back to The Future” Micheal J. Fox është shprehur në një intervistë për meidat e huaja se të mos ishte për sëmundjen e Parkinsonit do të ishte divorcuar nga bashkëshortja e tij si dhe do të kishte qenë një i alkoolizuar.
“Nuk e di, mendoj se nuk do të hiqja dorë nga konsumimi i alkoolit pa atë diagnozë dhe ndoshta gruaja ime dhe unë do të ishim ndarë për atë shkak”,- është shprehur Fox për The Guardian. Madje gjatë intervistës ai e ka ka falënderuar bashkëshorten e tij , Tracy Pollan, për mbështetjen gjatë gjithë këtyre viteve.

“Po të mos ishte ajo, nuk do të isha gjallë. Ajo e përballon shumë mirë situatën në të cilën gjendem. Kur i tregova për sëmundjen Parkinson, e pyeta a është me mua dhe ajo u përgjigj në mënyrë pohuese. Dhe kaq ishte”, -ka theksuar aktori. Tashmë duket se Micheal J. Fox ka kaluar disa nga vështirësi të jetës së tij.
Redaksia Online
(Xhulia Karavella/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com