Michael Schumacher del nga spitali
kthehet në shtëpi pas 254 ditësh

Të gjithë fansat e Michael Schumacher sot kanë marrë një lajm shumë të mirë. 7 herë kampioni i botës ka dalë nga spitali pas 9 muajve kurim intensiv nga mjekët më të mirë në botë. Gjermani është zhvendosur në banesën e tij ku do të vazhdojë kurën nën mbikëqyrjen e rreptë të mjekëve dhe familjes së tij.

Michael Schumacher u aksidentua gjatë një gare me ski në Francë më 29 Dhjetor 2013 duke pësuar një dëmtim të rëndë në kokë, i cili e mbajti në gjendje kome për shumë muaj, aq sa edhe familjarët filluan që të humbnin shpresat, por mjekët bënë mrekullinë. Edhe pse ende mungon një raport i plotë mbi dëmtimet që i la aksidenti, e rëndësishme është që mbijetoi.

Sipas burimeve nga spitali të disa mediave ndërkombëtare, Michael Schumacher nuk do të jetë më si më parë, pasi dëmtimet kanë lënë disa pasoja. Misterioz mbeti edhe aksidenti, pasi disa nga protagonistët që ishin në vendin e ngjarjes janë shprehur se, kampioni absolut gjerman u aksidentua teksa tentoi të shpëtonte një fëmijë.



d.b/shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Moti i keq në Kukës/ Pezullohet mësimi për nesër në shkollat e disa njësive administrative (LISTA)

Moti i keq në Kukës/ Pezullohet mësimi për nesër në shkollat e disa njësive administrative (LISTA)