Në një kohë kur shumica e vende të BE përballen me një rritje të konsiderueshme të numrit të të infektuarve, presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel bëri thirrje për njohjen e testeve të shpejta në BE dhe koordinimin mbi vaksinat.
“Tani na duhet një veprim i vendosur, domosdoshmërish i fushës evropiane, i bazuar në dy shtylla: testim/gjurmim dhe vaksina”, tha ai në një postimi në Twitter.
Michel theksoi se është koha që vendet anëtare të tregohen të unifikuar dhe solidarë me njëri-tjetrin.
Charles Michel është në favor të bashkërendimit të miratimit të testeve të shpejta në mënyrë që të garantohet njohja e tyre në të gjithë bllokun.
Në postimin e tij ai theksoi nevojën për ndërveprim të aplikacioneve për gjurmim dhe njoftim të kontakteve me rregullat e përbashkëta për izolim dhe karantinim.
Krerët e shteteve të BE-së do të takohen më 29 tetor në një samit virtual me qëllim vlerësimin e epidemisë së COVID-19 dhe masave që mund të merren për ta luftuar atë.