“Kënga e detit" e frymëzuar nga kënga me të njëjtin titull, sjell për herë të parë në tetarin “Petro Marko” këngëtarin dhe kantautorin e mirënjohur italian Michele Zarrillo. Për më shumë se një orë, artisti italian me një karrierë 40 vjeçare shpalosi repertorin muzikor, ndërsa elektrizoi publikun e shumtë vlonjat.
Këngët hit ndër vite të kanatutorit si " Una rosa blu, "L'efante e la farfalla" " Cinque giorni di te e di me", janë shoqëruar nga me ovacione nga publiku në Petro Marko.
Në përfundim të koncertit Zarillo tha se është mrekulluar nga pritja e publikut vlonjat dhe se nëse do ti jepej mundësia do të rikthehej.
"Kam qenë më herët në Tiranë për disa bashkëpunime televizive. Në Vlorë është hera e parë që vij, aq sa pata mundësi të shoh është një qytet i bukur. Publiku vlonjat i mrekullueshëm, ishte kënaqësi të shoh që i njihte dhe këndonte këngët e mia. Nëse do të më jepej mundësia do të rikthehesha", tha ai.
Përtej detit, qytetarët vlonjat patën mundësi për herë të parë të shihnin e duartrokisnin artistin që me këngët dhe muzikën e tij frymëzoi një gjeneratë të tërë .