Michelle Obama i dërgon letër falenderuese këngëtares shqiptare (FOTO)

Michelle Obama i dërgon letër falenderuese këngëtares shqiptare (FOTO)

Pak ditë më parë këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha performoi në një nga eventet e organizuara nga Michelle Obama “College Singing Day”. Ky event organizohet me qëllim për të inkurajuar të rinjtë për të ndjekur studimet e larta pas kryerjes së gjimnazit. Bebe Rexha  ka marrë një letër falënderuese nga ish zonja e parë e Shteteve të Bashkuar të Amerikës Michelle Obama, për ndihmën dhe mesazhin që përcolli në këtë nismë. 

“E dashur Bebe! Të falenderoj shumë që mbështete Ditën Kombëtare të Regjistrimit në Universitet. Unë dhe ekipi im të jemi mirënjohës për gjithë kohën dhe energjinë, zërin dhe dhembshurinë me të cilët dhe kontributin tënd që të rinjtë tanë të shfrytëzojnë potencialin e tyre. E nisa programin “Reach Higher” gjatë kohës si Zonjë e Parë sepse doja që të rinjtë ta dinë se pavarësisht pengesave, vazhdimi i shkollës së lartë pas shkollës së mesme është e domosdoshme për vijimësinë me sukses.

Dhe meqenëse ke treguar përkushtim dhe entuziazëm të pamasë, këta studentë mund të synojnë pak më lart dhe të kenë ëndrra pak më të mëdha. Të vlerësojmë shumë dhe shpresojmë të vazhdojmë punën bashkë krah më krah për të çuar më tej vizionin dhe vlerat e përbashkëta për një të nesërme më të mirë. Barak dhe unë ju urojmë më të mirën, ty dhe njerëzve të tu të dashur.”

Michelle Obama e nisi programin “Reach Higher” në tetor të 2014-ës me synimin që në vitin 2020 Amerika të kishte përsëri numrin më të lartë të studentëve të diplomuar në proporcion.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: 21 Janari si betejë e familjes Nika me drejtësinë

Mero Baze: 21 Janari si betejë e familjes Nika me drejtësinë