Së fundmi Cara Delevigne dhe Michelle Rodriguez janë bërë të pandashme me njëra-tjetrën dhe duket se janë mjaft të lumtura.
Një njeri i besuar i Michelle ka shprehur për mediat e huaja se ajo ka rënë aq shumë në dashuri me Delevigne saqë mendon se ajo është “njëshi”.
Për më tepër ajo kërkon të krijojë një familje me të.
Në një intervistë në MailOnline burimi i cili ka preferuar të mbesë anonim ka thënë se aktorja është aq e mahnitur pas modeles saqë tani do të ketë një fëmijë me të.
Ndërkohë që Rodriguez po planifikon të ardhmen me Delevigne, e cila është 14 vjet më e vogël se ajo, thuhet se familja e modeles britanike nuk është dakord me këtë gjë.
Kjo pasi familja e saj nuk e pëlqen reputacionin e paqëndrueshëm të Rodriguez.
Burmi ka theksuar se Michelle vjen nga një familje jo e rregullt, prindërit e saj janë ndarë që kur ajo ka qenë fëmijë.
“Michelle ka pasur probleme me ligjin dhe ka bërë një jetë të çrregullt. Tani që Delevigne ka hyrë në jetën e saj çdo gjë ka ndryshuar për mirë”, shpreh burimi.
Michelle dhe Cara e bënë publike lidhjen e tyre në muajin janar, ku shkëmbyen dhe puthje në publik gjatë një ndeshjeje ne Nju Jork.

(b.tusha/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com