Micotakis e sulmoi për Belerin? Ja ‘përgjigja’ e Ramës

Micotakis e sulmoi për Belerin? Ja ‘përgjigja’ e Ramës

Edi Rama dhe Kyriakos Mitsotakis

Edi Rama i është ‘përgjigjur’ brenda ditës deklaratës së homologut të tij grek për kryetarin e zgjedhur të Bashkisë së Himarës Fredi Beleri, i cili ndodhet në burg me akuzën për shitblerje votash dhe nuk ka arrtiur të bëjë dot betimin për të filluar detyrën.

Megjithëse ka zgjedhur një mënyrë ndryshe, në formë edhe në përmbajtje.

Forma përmbante një simbolikë ndryshe. Rama ka postuar foto që tregohet se sheshi i Derviçanit,-  ku jetojnë pjesëtarë të pakicës greke - i cili do të mbajë emrin e të atit të kryeministrit grek, tashmë po merr formë. Mesazh se Shqipëria, pavarësisht 'kërcënimeve diplomatike' nga Athina, synon të ketë qasjen “Zero probleme me fqinjët” . 

 “Kantieri i Rilindjes Urbane në zemër të Derviçanit, qendrës së bashkisë së Dropullit, e cila do të mbajë emrin e Konstandinos Mitsotakis, kryeministrit të parë grek që vizitoi minoritetin pas rënies së komunizmit”, shkroi Rama.

Në dhjetor të 2022 kur kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis vizitoi Dervicanin, drejtuesit e të dy qeverive mbajtën fjalime të shkurtra ku vlerësuan nivelin aktual të marrëdhënieve mes Athinës dhe Tiranës dhe shprehën vullnetin për përparimin e tyre. Kryeministri Edi Rama njoftoi se sheshi do të mbante emrin e  Konstandinos Mitsotakis, madje në nderim të tij do vendosej dhe busti.

"Bashkë me kryetarin e bashkisë kemi përgatitur projektin e rilindjes urbane të gjithë sheshit kryesor që do të mbajë emrin e babait të kryeministrit dhe në nderim të tij do të vendoset edhe busti i kryeministrit” deklaroi atëherë Rama.

Sot përmes një reagimi për gazetarët nga Selaniku Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis kërkoi që Beleri të betohet, qoftë edhe nga qelia, duke theksuar se heqja e kësaj mundësie do të shkaktojë probleme në marrëdhëniet mes dy vendeve.  

“Marëdhëniet dypalëshe me Shqipërinë janë lënë në hije nga rasti i burgosjes së Fredi Belerit” tha Mitsotakis.

Ai deklaroi se nuk të ndalojë së ngrituri këtë çështje në BE dhe përballë kryeministrit Edi Rama. Kjo çështje sipas kryeministrit grek përmbys progresin e arritur në marrëdhënien mes dy vendeve. Mitsotakis thotë se nuk ndërhyn në çështjet e drejtësisë shqiptare, por nuk tërhiqet as nga qëndrimi se Greqia do të bëhet pengesë e Shqipërisë për në BE.

Nga ana e tij kryeministri Edi Rama disa herë është shprehur qartë se nuk do të ndërhyjë në çështjet e drejtësisë shqiptare dhe se nuk mund të pranojë asnjë ndërhyrje ndaj saj.

Ndërsa në një reagim pas mosftesës në darkën që kryeministri grek organizoi në gusht të këtij viti në Athinë i bëri thirrje homologut grek të mos ishte peng i politikës së brendshme fisnore dhe e ftoi në tetor në Tiranë kur Shqipëria do të kryesojë Samitin e Procesit të Berlinit.

G.MO/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arjan: 18/09/2023 18:38

    Po kjo qeveri greke'''' Qe Jane me vlera morale kaq te ulet... Qe korkojne imaren nuk ka lidhje me greqine. Shkoni kerkoni instabullin a JO ju perket juve. Pse jeni kaq te ulet.

    Përgjigju
  • Shkodrani-Belgjike: 18/09/2023 09:22

    O koke bosh mos vere emra grekesh ne Shqipëri se vin ma von thon eshte toka ime. Ptu rrac e keqe pa tru.

    Përgjigju
    • toni: 18/09/2023 13:07

      shume e vertete

  • Gjergj: 18/09/2023 09:05

    Nèse qytetari shqiptar Edi Rama, nè jetèn e tij private, do tè ishte aq i shenjtè dhe aq i butè, sipas asaj fjalès sè vjetèr,,,,UNÈ, ME BUKÈ, E TI ME GUR,,,do tè ishte e gjitha, pjesè e jetès sè tij, pèr tè cilèn vendos vetèm ai personalisht. Problemi qè kemi,,èshtè se ky qytetar shqiptar Edi Rama, èshtè kryeministèr i shqiptarève dhe i duhet ti pèrfaqèsojè ata dhe interesat e tyre dinjitetshèm nè raport me fqinjèt. Ku pèrfaqèsohet INTERESI SHQIPTAR nè sjelljen e kètij kryeministri? Kur e ka marrè nè gojè ndonjèherè, ky fjalèshumi, gjenocidin grek ndaj shqiptarève tè Çamèrisè? Kur u pèrpoq ky kryeministèr tè mbrojè ndonjèherè shqiptarèt nè Greqi, qè pèrjetojnè barbarizmin taliban grek, nè formèn mè tè ndyrè tè mundshme? Kush duhet ti mbrojè interesat e mijra tè burgosurve shqiptarè nè Greqi,,qè pèrjetojnè ferrin çdo ditè, deri nè rrahjet barbare me pasojè marrjen e jetès? Kryeministèr,,,ZGJOHU. Bustet, janè njè shprehi e kohès sè kaluar. Kush beson akoma nè buste, le tè shkojè tek psikiatria ose nè Korenè e veriut. Bustet, i dhjesin zogjtè nga lart dhe i pshurrin qentè nga poshtè, ose vjen dikush, ca vite mè vonè, dhe i tèrheq zvarrè nèpèr rrugèt e qytetit. Na nevojitet politikè e dinjitetshme pèr tè gjallèt, z.Rama. Ky teatri juaj, vetèm se na kujton çdo moment, arsyen se pèrse grekèt, sillen ashtu siç sillen.!!!

    Përgjigju
  • A. N.: 18/09/2023 07:44

    Shyqyr qe vendosen emrin e nje te vdekuri dhe jo te gjalli sic bene ne Tirane me rrugen Xhorxh Bush.

    Përgjigju
  • Fadil kryeziu: 18/09/2023 06:57

    Kryeminister respekt por kerko nga greku i poshter qe te kethen tokat tona dhe te kthen qofte edhe pasardhesit qame e te Tjere dhe te Pranohet perndjekja dhe persekutimin si dhe gjenocidi grek Ndaj qameve dhe gjithe shqiptareve arvanitasve ngrije qeshtjwn ne nivwl botror

    Përgjigju
  • Tafuti: 18/09/2023 04:47

    Ai e gjun me gurë, ky e gjun me mollë. Tani a e kuptoni vetë se kush a më budalla Mico i Taqit apo Edi Rama?

    Përgjigju
    • Jafuti: 18/09/2023 10:34

      Molla eshte e mbushur me barut.te dy shqiptare e nuk merren vesh.apo te dy grek?!

  • Edi Ramallai: 18/09/2023 04:30

    Ti vetem ju jep grekëve në Shqipëri, na thuaj cfarë të dhanë në Greqi

    Përgjigju
  • Iris: 18/09/2023 02:40

    Rama nuk po logjikon si politikan perendimor qe pretendon se eshte,por si ballkanas i mirefillte, si Ali Pashe Tepelena qe kujtonte se e bente Porten e Larte per vete duke e blere me para e dhurata te cmuara dhe ky kujton se e embelson Micotaqisin duke i kujtuar se po i vene sheshit emrin e babait te tij,kur historia na ka mesuar qe Sulltani nuk pyeti shume per florinjte e Ali Pashes,kur pa se ky i fundit mund t'i shpallte si domene me vete tokat shqiptare ku shtrihej influenca e tij dhe hitoria e tij dihet si u zhvillua.Sot jemi shtet i pavarur qe kemi fituar respekt ne bote,u kemi mbyllur kapakun e historise Ali pashave me shoke dhe Otomaneve dhe nuk kemi nevoje per praktika te tilla,pse nje grek kujton se ka akoma force te ndikoje mbi fatin tone si shtet e si komb.Dhe meqe ra fjala,emri i nje personi historik qe eshte pjese e te dy shteteve e vleresohet nga te dy shtetet per kontributin historik si Bubulina,Kollokotroni,Bocari do te kishin me shume vend e vlere t'i vendosej ati sheshi se sa emri i kryemin. grek qe thjesht na paska vizituar i pari ato zona pas renies se komunizmit!!

    Përgjigju
  • XXX: 17/09/2023 23:13

    Pergjigja e Rames nuk duhet te jete dipllomatike,por e drejperdrejte.T'i tregohet kryeministrit grek se nuk ka respekt pa fund.Nuk te respektojme se je shtet i madh,apo antar i Bashkimit Europjan.Cdo gje do te jete reciproke.Si nderhyhet ne punet tona te brendeshmd,kur pa piken e turpit,nuk heqin ligjin e luftes.Nuk japin pergjigje per problemet came etj.Ne qofte se Eoropa mbeshtet Greqine,ne nuk e duam kete far Europe.

    Përgjigju
  • XHAVAHIR DISHA: 17/09/2023 23:11

    njera qeverri me varrezat tjetra me busuj vari topet

    Përgjigju
  • Kali I Trojes: 17/09/2023 23:06

    Duhet te jesh më "Kalë Troje" se sa vetë "Kali Trojës"

    Përgjigju
  • Micotaqi Junior: 17/09/2023 23:05

    Nuk me duhet babai ne beton,por Beleri ne fron. Keshtu Greqia dicka fiton....

    Përgjigju
  • Vlora: 17/09/2023 22:23

    O kryeminister servil, po çamet qe jane pa varre? Po si mor te pabese merreni me keto paçavure neneshtrimi? Si more djaje nuk kujtoheni per gjyshrit tuaj?

    Përgjigju
    • Italia si moter: 18/09/2023 08:07

      Sa mire kur komentojne sipas llogjikes qe kane ,nje popull qe per 45 vjet nuk ja mbante bytha te fliste ,25 vjet nen udheheqen e pd shkateroi ,grabiti token per te ndertuar vila me parate e vjedhura ,te te japin mend ,

    • B"3: 18/09/2023 07:01

      Asnjë shkronjë nuk i heq komentit tuaj. Nuk e kuptoj dot pse kaq servilizëm ndaj grekëve... a kuptoni qe shqiptaret nuk janë më ata të viteve 90 apo 2000 zoti KM? Ndiqni vullnetin e popullit shqiptar jo vullnetin e Qeverisë greke

    • Cami: 17/09/2023 23:11

      Camet votuan per Belerin . Ke degjuar ndonje cam qe ti kerkoj llogari Saliut per Belerin ? Shkuan e votuan per kualicionin e Belerit pa piken e turpit ..e prape i mbajne ison Saliut edhe tani.

    • rama dhe fundi: 17/09/2023 23:00

      po lere o kokren e inteligjentit. tani e kuptuat ju, qe sduan ta fusin ne eu shqiperine keta. jane gati qe ta gozhdojne ne burg si krishtin vec qe greqia te vej veton per jo. rama e ka te qarte, pas pak kohe do behen te gjitrhe bashke, dhe do propozojne nje kryeminister teknit tjter. zamir mane

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)