Microsoft e shqetësuar nga sulmet kibernetike/ tenton të rrisë sigurinë

Microsoft e shqetësuar nga sulmet kibernetike/ tenton të rrisë sigurinë

Foto ilustruese

Korporata ndërkombëtare e teknologjisë së kompjuterave, Microsoft e cila zhvillon, prodhon, licenson, dhe përkrah një numër të madh të softuereve kompjuterike për mjete kompjuterike ka filluar përgatitjet e saj për të rritur sigurinë kibernetike.

Microsoft gjithashtu ka filluar një fushatë për mbrojtjen e konsumatorëve të fushës politike nga ndonjë sulm i këtij lloji. Në periudhën shtator-dhjetor të vitit të kaluar, është shprehur se së fundmi janë konstatuar sulme të cilat kanë pasur si shënjestër punëtorët e Këshillit gjerman për Çështje të Jashtme dhe zyrat evropiane të Institutit Aspen.

Kompania dyshon se sulmi kibernetik ndaj 104 llogari të punëtorëve në Belgjikë, Francë, Gjermani, Poloni, Rumani dhe Serbi, besohet se kanë ardhur nga një grup hakerash i quajtur, Strontium.

Ekspertat e kompanisë Microsoft janë duke tentuar të rrisin sigurinë kibenetike, në mënyrë që të pengojnë ndonjë ndërhyrje në të dhënat e kompanive në të cilat Microsoft operon.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë