Firma Microsoft do të paguajë 20 milionë dollarë për mbyllur një çëshjte të ngritur nga Komisioni Federal i Tregtisë (FTC) lidhur me akuzat se kompania ka mbledhur në mënyrë të paligjshme informacione personale nga fëmijët pa pëlqimin e prindërve të tyre, tha FTC të hënën.
Microsoft u akuzua se kishte shkelur ligjin amerikan që mbron privatësinë e fëmijëve në internet (COPPA) duke mbledhur të dhëna personale nga fëmijët e regjistruar në sistemin e lojrave Xbox pa njoftuar prindërit ose marrë pëlqimin e tyre, dhe duke ruajtur të dhënat e mbledhura, thuhet në një deklaratë nga FTC.
Vendimi kërkon që firma Microsoft të ndërmarrë hapa për të përmirësuar mbrojtjen e privatësisë për fëmijët që përdorin sistemit e tij Xbox.
Një zëdhënës i firmës Microsoft tha se kompania ishte e përkushtuar që të respektonte vendimin. Zëdhënësi shtoi se do të përditësohet procesi i krijimit të llogarisë dhe do të rregullohet një defekt i ruajtjes së të dhënave në sistemin e kompanisë.
Ligji kërkon që shërbimet online dhe faqet e internetit për fëmijët nën moshën 13 vjeç t’i njoftojnë prindërit për të dhënat personale që mbledhin dhe të marrin pëlqimin e verifikueshëm të prindërve përpara se të mbledhin dhe përdorin çdo informacion personal të fëmijëve.
Nga viti 2015 deri në vitin 2020, firma Microsoft ruajti të dhënat që mblodhi nga fëmijët gjatë procesit të krijimit të llogarisë, madje edhe kur një prind nuk arriti ta përfundonte procesin, thuhet në akuzat e ngritura./VOA
G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.4%
-
Të gabuar
68%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3076
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Si fëmijë në një dyqan karamelesh!’ Ana e errët e manjatit të Microsoft, Bill Gates në librin e gazetares së NYT
4 Gusht, 16:57
-
Kompanitë në proces të rikthimit, pas avarisë teknologjike
22 Korrik, 15:11
-
Kaosi me sistemet e IT në botë, Microsoft: 8.5 milionë kompjuterë u goditën nga incidenti
20 Korrik, 22:14
-
Kaosi me sistemet e IT në botë, shërbimet globale po i rikthehen funksioneve
20 Korrik, 07:47
-
Aeroportet në ditën më të keqe: rrezikohen pushimet e mijëra personave, çfarë po ndodh?
19 Korrik, 13:05
-
Probleme me Microsoft në të gjithë botën, kolaps në banka, media, aeroporte e hekurudha! BSH dhe TIA: Sistemet në Shqipëri, funksionale
19 Korrik, 09:51
-
Microsoft: Hakimi i sistemeve të tij u sponsorua prej qeverisë ruse
20 Janar, 13:27
-
The New York Times padit kompanitë OpenAI dhe Microsoft
27 Dhjetor 2023, 21:41
-
Kina akuzohet për hakerimin e emaileve të qeverisë amerikane
13 Korrik 2023, 11:06
-
Shefja e Microsoft në Gjermani: Industria duhet ta përqafojë inteligjencën artificiale
17 Prill 2023, 19:58
-
Kompania Microsoft do të shkurtojë 10 000 vende punë deri në fund të marsit, 5 % të fuqisë punëtore të kompanisë
18 Janar 2023, 18:25
-
Kompania amerikane Microsoft: Pas sulmeve kibernetike në Shqipëri qëndron qeveria iraniane
8 Shtator 2022, 19:08