Microsoft:Hakerët rusë përfitojnë
nga dobësia e sistemit Windows

Microsoft:Hakerët rusë përfitojnë<br />nga dobësia e sistemit Windows
SHBA- Sistemi Windows po shfrytëzohet nga hakerat rus, të cilët dyshohen se kanë ndërmarrë sulme kibernetike ndaj disa institucioneve në SHBA.

Ishte vetë kompania Microsoft e cila ka njoftuar se është shënuar një numër  i sulmeve duke përdorë emaile mashtruese  të quajtura  “spear phishing”.

Kompania Microsoft e bën publike një lajm të tillë në kohën kur Uashingtoni ka akuzuar Moskën se përmes hakerave po mundohet të  influencojë zgjedhjet presidenciale. Rusia  nga ana tjetër i hedh poshtë këto akuza.
 
Në rrezik janë versionet Windows, ndërsa azhornimi i Flash është bërë këtë të hënë. Por autoritetet shprehen se tashmë është i mbrojtur version Windows 10 i cili u azhornua dhe u vu në shërbim në fillim të gushtit.


Redaksia online
(E.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin