Microsoft mbajti një ditë më parë eventin e shumëpritur të Windows 10 ku u bënë të ditur shumë gjëra të reja rreth vizionit të kompanisë për sistemin operativ mjaft të njohur.
Por njëri nga lajmërimet që të gjithë e mirëpritën me entuziazëm ishte ofrimi falas i Windows 10 për të gjithë përdoruesit e Windows 7, Windows 8.1 dhe Windows Phone 8.1.
Microsoft premtoi se do të ofronte një ndërtim të Windows 10 javën e ardhshme përmes programit “Windows Insider”, ndërsa për smartphonët ky ndërtim do të mbërrijë në gjatë muajit Shkurt.
Në skenë, Terry Myerson, shefi i sistemit operativ e përshkroi Windows 10 si një shërbim dhe jo thjesht platformë. Ose me fjalë të tjera, kompania e konsideron Windows 10 si një hub për një llojshmëri produktesh.
Nga ana tjetër, duke ofruar falas Windows 10, Microsoft esencialisht lë të kuptohet se po punon në rritjen e bazës së përdoruesve të sistemit operativ që do të krijojë edhe mundësi të reja zhvillimi për platformën. Kjo sepse Microsoft ka nevojë të rrisë numrin e zhvilluesve që ndërtojnë aplikacione për platformën e saj. Në epokën e Android dhe iOS, Microsoft u gjend pas konkurrentëve kur bëhet fjalë për interesim mbi produktet e kompanisë.
Windows 10 do të funksionojë në disa pajisje të ndryshme, dhe për këtë Microsoft po e ofron falas edhe për kompjuterët personal. Ndërsa ofrimi falas për përdoruesit e Windows 7 ishte gjëja që tërhoqi më shumë vëmendjen tonë.
Ofrimi falas i versionit të ardhshëm të kompanisë do ndihmojë Microsoft të zvogëlojë fragmentimin e sistemit të saj operativ në mesin e përdoruesve. Ndërkohë që Microsoft sjell një version të ri të platformës, Windows 7 i përket çdo ditë e më shumë se shkuarës por është aktualisht versioni më popullor i sistemit operativ. Pikërisht për këtë Microsoft dëshiron që kjo bazë përdoruesish të Windows 7 të bëhen pjesë e Windows 10./ATSH/
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com