DUBLIN - Mund të mos jetë më e mira në botë, por në Evropë, të punosh për Microsoft është idealja. Kompania ka marrë çmimin e parë në ceremoninë e zhvilluar në Dublin. Në vend të dytë e të tretë u renditën Admiral Group dhe NetApp.
Lumturia e punonjësve nuk do të përkthehet vetëm në më shumë produktivitet (rreth 31 për qind), por edhe trefishim të krijimtarisë.
Se si kompanitë e fitojnë besueshmërinë e punonjësve? Duke u ofruar kujdestarë në shtëpi, masazhe falas për të luftuar stresin, lojëra dhe makina.
“Nëse njerëzit e duan punën që bëjnë, janë më produktivë”,-thonë ekspertët.
Të tjera kompani në listë janë edhe Diageo (vend i 7), Quintiles (8), eBay (12), EMC (13), McDonalds (14), Mars (16) etj. Në listë janë 2119 kompani nga 19 shtete.
Redaksia Online
(by/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com