Mielli i dëmshëm për shëndetin në Shqipëri, eksperti: Siguria ushqimore na rrezikon integrimin në BE!

Report TV publikoi dje një skandal lidhur kallëzimin që AKU i kishte bërë në Prokurori dy prej kompanive më të mëdha importuese të miellit në vend, "Vëllezërit Hallaçi" dhe "Besniku sh.p.k" të cilat kanë deklaruar shifra të gabuara të nivelit të proteinave.

Ky kallëzim në prokurori erdhi pasi AKU ka ushtruar kontrolle zyrtare intensifikuese mbi monitorimin e këtyre Operatorëve.

Mielli kryesisht importohet nga Rusia, Serbia dhe Bullgaria.

Eksperti i Sigurisë ushqimore, Enriko Cenko i pyetur sot nga Report Tv për këtë problem, theksose se siguria dhe cilësia ushqimore janë çështje të sigurisë kombëtare.

Kjo është një çështje shumë sensitive dhe një nga pikat kryesore që mund të penalizojë integrimin e Shqipërisë në BE sidomos tani q ëjemi në procesin e negociatave. Siguria dhe cilësia ushqimore janë çështje të sihgurisë kombëtare. Cështja kryesore nuk ëhstë ze një apo dy subjekte bëjnë gjëra të tilla, cëhstja qëndron se në Shqipëri jnnuk funksionoin sitemi. AKU në përgjithësi ëhstë drejtuar nga njerëz jo profeisonistë, jo të zanatit dhe e ka bërë punën me fushata, jo në vazhdimësi. Për AKU s’mund trë ketë gjumë, përderisa s’ka gjumë për ata që bëjnë gjëra të tilla për të dëmtuar shëndetin e njerëzve.

Në rastin konkrete mendohet se sipas analizave ka hyrë grurë joi me cilësinë e duhur.

Fabrikat e mira të bluarjes, në momentin që vjen maunja që sjell grurin, kanë një paisje që merr mostrën e grurit dhe e analizon për lagështirën, peshën, dëmtimin e embrionit dhe çohet për analizë nga ai që pret mallin. Kjo analizë ballafaqohet me atë të dërgimit të mallit. Shumë mirë do ishte që të kishte ballafaqim dhe në doganë. Kjo çalon në Shqipëri.

Nëse ne e përcaktojmë që prodhimi i bukës është me rrezik tepër të lartë, AKU duhet të bëjë kontroll të paktën 4 herë në vit, sepse analiza e riskut është tre herë në muaj për ata që kanë nivel të lartë. Nëse AKU nuk e ka bërë këtë, situata i qëndron mbi shpinë asaj.

Enriko Ceko, ekspert i sigurisë ushqimore

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Dibrës, PS përmbys rezultatin merr 3 mandate deputetësh kundër 2-ve të PD-së

Sondazhi i Dibrës, PS përmbys rezultatin merr 3 mandate deputetësh kundër 2-ve të PD-së