Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti hedh poshtë pretendimet e Unionit të Prodhuesve të Miellit, duke u shprehur se përqindja e proteinës tek buka nuk do të ulet nga 12,5 % në 9%. Ndërsa shton se do të ketë diferencime të kësaj përqindje për prodhime të ndryshme, si ëmbëlsirat, por në përputhje me standardet e BE-së. Pas një takimi me prodhuesit e miellit, Panariti në një konferencë për mediat tha se qeveria nuk do të lejojë krijimin e monopoleve në këtë fushë, dhe se nuk ka asnjë lloj lufte tregtare me miellin e importuar nga Kosova.
Ai sqaroi se vendimi që është marrë nga ministria që ai drejton, synon rritje rritje të standardit për cilësinë e miellit. Sa i përket akuzave të prodhuesve të miellit në Shqipëri, se vendimi i Ministrsë së Bujqësisë për uljen e përqindjes së proteinës në këtë produkt nga 12.5 në 9 përqind dëmton konkurrencën, Panariti tha se do ketë një paketë të re stadartesh për kategoritë e prodhimeve të brumit.
"Do të përcaktohet mielli që do të përdoret për produktet përkatës e po ashtu përcaktuam edhe cilësinë e miellit për kategori të ndryshme. Ndërkohë ju kujtoj se kemi një rritje standardi për cilësinë e miellit", u shpreh Panariti. Kreu i Bujqësisë theksoi se për të verifikuar cilësinë e miellit, janë vënë në dispozicion 6 laboratorë.
Ministri tha se kufiri i poshtëm prej 9 përqind i proteinës në miell është në përputhje me standardet e Bashkimit Europian dhe se për prodhime të ndryshme, përqindja e proteinës është e diferencuar çka do të rregullohet me akte normative.
Shefi i Bujqësisë theksoi se në takimin me Unionin e Miellit u diskutua mbi sasinë e nevojave të Shqipërisë për miell dhe për nevojat e importit. Po ashtu Ministri siguroi se ka një kontroll që nuk do të lejojë shmangiet nga standardet.
Unioni i Prodhuesve të Miellit: Importohen prodhime të llojit bukë me përqindje të ulët proteine
Nga ana tjetër, Unioni i Prodhuesve të Miellit pretendon të kundërtën, që produktet e ardhura nga importi janë të llojit bukë, dhe përdorin miell me një përqindje të ulët proteinike.
Ditën e djeshme Unioni vendosi për mbylljen e aktivitet të prodhimit të miellit në vend, një vendim që qëndron në fuqi, deri në arritjen e një marrëveshje mes tyre dhe Ministrisë. Sipas burimeve Unioni do të ketë një takim të dytë me Ministrin për të parashtruar kërkesat e saj.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO