VLORË - Fshati Mifol në komunën Novosele të Vlorës prej kohësh është kthyer në një fushë-grumbullimi për mbetjet urbane të 12 fshatrat kësaj komunë.
 
Çdo ditë tonelata me mbetje hidhen këtu dhe djegia e tyre bën që fshati të pushtohet nga retë e tymit, duke e vështirësuar në këtë mënyrë jetën e banorëve.

Sakaq ky është problemi më i vogël, teksa këto mbetje hidhen farë pranë lumit Vjosë dhe vendburimit të ujit të pijshëm që furnizon këtë zonë.
 
Bashkimi me mbetjeve me rrjetin e ujit të pijshëm sipas kryeplakut të Mifolit, mund të sillte pasoja fatale në shëndetin e konsumatorëve, teksa shton se instancat përkatëse duhet të marrin masat për këtë problem.

Ndërkohë vetëm pak ditë më parë si pasojë e ndotjes së ujit të pijshëm u helmuan një numër i konsiderueshëm banorësh në fshatrat e komunë së Novoselës.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)