TIRANE - Shtëpia e Anri Maliqajt është vetëm pesë minuta larg nga qendra e lagjes Kombinat Një rrugë e gjatë, ku edhe ka mbetur asfalt që të përshkon mespërmes fshatin Prush, ku ka më shumë biznese se sa shtëpi banimi. Është lagjia e re e sipërmarrësve që kanë gjetur aty truallin e lirë, që të jenë afër tregut të kryeqytetit dhe krahut të lirë të punës nga banorët e zonës.
Migena Maliqaj, mezi zbret gjashtë shkallët e vilës. Thotë se është sëmurë, lëviz me përtesë dhe u hakërrehet fëmijëve që bërtasin në dy katet e ndërtesës dykatëshe.
Është një femër e mbuluar me një hixhab ngjyrë okër të thellë, një pardesy që shkon deri në fund të këmbëve. Thotë se ndihet keq, se nuk dëshiron të flasë me gazetarë, se do që ta lënë në hallin e vet: një nënë me tre fëmijë të mitur, një shtëpi për tu mbajtur dhe një grua që prej gushtit 2012 nuk e di se ku e ka burrin.
Anri Qamilaj, për herë të fundit ishte në këtë shtëpi dykatëshe në zemër të fshatit Prush, pesë minuta me makinë larg Brigadës së Logjistikës në Kombinat të Tiranës. Në oborr është makina e tij gjysëm-sportive Audi A3, mbuluar nga një mbulesë e shpartalluar, dikur një reklamë në anglisht. Prej atëherë asgjë nuk dihet për të. Familja e ka qarë, dy javë më parë hapi edhe dyert e mortit, por trupi i tij ende nuk dihet se ku është.
Migena është vendase në këtë zonë periferike të Tiranës, ku tashmë shumica flasin me theks jugor. Ashtu siç ishte edhe i shoqi: Një djali me origjinë nga Orikumi i Vlorës, që erdhi dhëndër në këtë fshat, ku janë të paktë ata që e njohin, ose që e njohin vetëm me emrin e ri, Halil, që mori pasi u bë besimtar mysliman.
27-vjeçarja, Migena Maliqaj nuk të pranon brenda dhe me vështrim të lutet që të ikësh, sepse, thotë se gazetat mashtrojnë, duan të mbushin faqet dhe kur shan median, fytyra e saj pa gjak, përndizet. Prej mbrëmë, sapo është njoftuar se gazetarët e kanë marrë vesh lajmin për humbjen e të shoqit në luftimet e përgjakshme në Siri, ka mbyllur telefonin, të cilin e hap më vonë, për të folur me vjehrrën. Duam një foto të Anri Qamilajt. “Nuk kam” ta pret shkurt, gruaja e mbuluar. Pas gjysmë ore, kur nuk arrin të të bindë se si nuk ka një foto të njeriut të dashur, kryefamiljarit dhe babait të tre fëmijëve, futet brenda, i bën zile dikujt në telefon dhe pastaj dikush e merr mbrapsht. Flet me vjehrrën, të ëmën e burrit dhe pas gati dhjetë minutave bisedë, nuk pranon përfundimisht që të japë foton të të shoqit. “Ndoshta më vonë”.
Zonjë ku e keni burrin?
Nuk e di. Thonë se është vrarë në Siri, por unë nuk di gjë.
Kush ju ka thënë?
Kështu na ka ardhur lajmi, nuk e di, por prej disa muajsh ai nuk është në familje.
Kur ishte kontakti juaj i fundit me bashkëshortin?
Ishte në gusht. Më tha se do të shkonte te mami, vjehrra ime, se unë kështu i them. Më pas iku në Stamboll.
Po pse në Turqi?
Ai atje shkonte vazhdimisht, kishte një dyqan atje dhe bënte tregti. Këtu nuk ka punë dhe prej vitesh ai e bënte këtë punë për të mbajtur familjen.
Kështu ikte vazhdimisht?
Jo ishte hera e parë që ikte kaq gjatë. Ne do të bënim pushimet verore bashkë. Kështu i kemi bërë përherë. Ne kemi 10 vite martuar dhe nuk jemi ndarë asnjëherë. Mund të të thonë të gjithë në fshat. Po, por këtu në fshat nuk e njohin shumë Halitin
Ku e morët vesh këtë emër ju?
Ma thanë atje sipër te rruga afër xhamisë, sepse nuk e njohin me emrin tjetër Anri.
Po por Anri e ka emrin në gjendjen civile.
Kur keni folur për herë të fundit me Anrin ju?
Kam folur në gusht. Më tha se ishte në Turqi.
Folët në celular?
Jo ai më merrte me numër kabine, sepse celularët kushtojnë shumë atje me Shqipërinë.
Po pastaj nuk folët më?
Jo, nuk kam marrë vesh asnjë lajm prej asaj kohe. Pastaj na thanë se është vrarë dhe nuk dimë më asgjë. Nuk di se çfarë ka ndodhur me burrin, por po pres. Unë kam 10 vite e martuar me të. Unë isha 17 vjeçe atëherë, ai 24 dhe jemi martuar e kemi 3 fëmijë, njërin në klasë të katërt, tjetrin në të tretën dhe një në kopësht.
Po fëmijët pse i keni në shtëpi sot, nuk i çoni në shkollë?
Jo i çojmë në shkollë, pse çfarë na kujtoni ju neve. Por sot shkolla ishte pushim.
Shkrimi u botua sot në gazetën SHQIPTARJA.COM
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com