Migjen Basha 'humbet' Turqinë
Panucci nuk thërret zëvëndësues

Migjen Basha 'humbet' Turqinë<br />Panucci nuk thërret zëvëndësues<br>
Mesfushori i Kombëtares Migjen Basha nuk ka mundur të riaftësohet për ndeshjen miqësore ndaj Turqisë, me 13 nëntor.

Pas disa seancave stervitore te zhvilluara me lojtarin vecmas skuadres, dhe me nje program te vecante mesfushori i ekipit kombetar

Migjen Basha eshte larguar sot nga rezidenca e ekipit perfaqesues ne Antalya. Ai do te vazhdoje te ndjeke fazen e rikuperimit prane klubit te tij. Trajneri pas nje konsultimi me stafin mjekesor te skuadres vendosi qe lojtari te largohet per shkak se koha e rikuperimit te tij eshte e gjate dhe nuk mund te jete gati per kete miqesore.

Gjate ketyre diteve Migjen Basha eshte stervitur vecmas skuadres, por koha e rikuperimit te tij zgjat jo pak. Nderkaq, edhe per efekt kohe trajneri Christian Panucci nuk do te therrase zevendesues te ri, pas largimit te Bashes.

Miqësorja mes Shqipërisë dhe Turqisë do të luhet të hënën, me orën lokale 18:30. Për këtë sfidë është shfaqur interes i madh nga tifozët, të cilët kanë blerë shumicën e biletave për ta ndjekur në shkallët e stadiumit ndeshjen.

Redaksia Online
a.dr/shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Antikorrupsioni/ Gjykata Kushtetuese refuzon Komisionin ‘Xhafaj’, kryetarja Zaçaj: S'mund të marrim pjesë në aktivitete ligjbërjeje!

Antikorrupsioni/ Gjykata Kushtetuese refuzon Komisionin ‘Xhafaj’, kryetarja Zaçaj: S'mund të marrim pjesë në aktivitete ligjbërjeje!