Migjen Basha zyrtarizohet tek Aris i Selanikut

Migjen Basha zyrtarizohet tek Aris i Selanikut

Mesfushori Migjen Basha

Migjen Basha është zyrtarisht futbollist i Arisit të Selanikut në Superligën e Greqisë. Mesfushori Kombëtares Shqiptare nënshkroi kontratë 2-vjeçare me klubin grek, pas eksperiencës së fundit me Barin në Serinë B, skuadër më të cilën nuk arriti të siguronte një vend mes më të mirëve në futbollin italian.

Në njoftimin për shtyp të zyrtarizimit të Bashës në faqen e Arisit jepet jetëshkrimi i 31-vjeçarit, që e nisi karrierën në vitin 2004 te FC Lausanne në Zvicër. Gjithashtu i mëshohet faktit që shqiptari ka një karrierë të pasur në futbollin italian me Frosinonen, Atalantën, Torinon, Comon e Barin.

Basha ka kaluar në të gjitha ekipet e moshave të Zvicrës (U-17, U-18, U-19, U-21), ndërsa nga viti 2013 është pjesë e Kombëtares së Shqipërisë, të cilën e përfaqësoi edhe në finalet e Europianit 2016, turneu i vetëm madhor ku kuqezinjtë kanë marrë pjesë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?