ZYRTARE/ Detyrë e re në karrierë, Migjen Basha pjesë e klubit të njohur në Zvicër

ZYRTARE/ Detyrë e re në karrierë, Migjen Basha pjesë e klubit të njohur në Zvicër

Migjen Basha

Ish-futbollisti i Kombëtares kuqezi, Migjen Basha është emëruar si vëzhgues i talenteve në skuadrën zvicerane të FC Laussane. 36-vjeçari dy vite më parë "vari këpucët në gozhdë", teksa tani ka nisur një detyrë të re në skuadrën ku nisi karrierën si sportist.

Basha zhvilloi kursin UEFA për trajner dhe vëzhgues, duke marrë menjëherë një post. I njohur për inteligjencën në fushë dhe veprimet me topin para mbrojtjes, Basha do duhet të tregojë se është po aq i aftë edhe në zbulimin e talenteve të reja.

Një lajm i mirë ky edhe për Shqipërinë, me shumë futbollistë kuqezinj që luajnë dhe zhvillohen në Zvicër. Në karrierën e tij, Basha luajti 33 ndeshje dhe shënoi tre gola me Shqipërinë.

I njohur për aktivizimin te Frosinone, Atalanta, Torino, Coma, Luzern, Bari, ARIS apo edhe Melbourne, Basha ka një detyrë të re në Zvicër.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja