Migjeni” është një prej avionëve të flotës Air Albania. Prej ditës së sotme Air Albania ka filluar zyrtarisht udhëtimet e cila do të mbulojë tre destinacione atë të Romës,Milanos dhe Bolonjës. Udhëtimi i parë ka nisur në orën 6 të kësaj të hëne drejt Romës, më pas në orën 11:30 ka fluturuar drejt Milanos, dhe pasdite niset drejt Bolonjës.

Në kthimin e tij nga Roma për në Rinas, 'Migjeni' është pritur edhe nga ministrja e  Infrastrukturës dhe të Energjisë, Belinda Balluku e cila u shpreh se shqiptarët duhet të ndihen krenar për 'Air Albania' pasi të gjithë do të kenë mundësi që të udhëtojnë me çmimi më konkurruese dhe me komoditetin e garantuar.

“Dua të theksoj që Air Albania është një kompani shqiptare e cila është krijuar për të ofruar çmime më të lira, të cilat ju tashmë keni pasur mundësinë edhe  ti verifikoni përmes prenotimeve online por duke ofruar cilësinë e një kompanie ekselence. Pra çmimet e një kompanie Low Cost por me cilësinë e një kompanie ekselence. Suksese shumë Air Albanias, shpresoj që të gjithë të keni mundësinë ti hipni këtij avioni dhe të ndiheni krenar nën flamurin shqiptar”" tha ajo.

Avioni i ri Boeing 737 800, është prodhim i vitit 2016, i cili ka shërbim të standardeve të larta nga trupa shqiptare e stjuartëve, që nga ushqimi në bord dhe deri tek televizori për çdo pasagjer. “Air Albania është kompania e parë ajrore shqiptare ku përveç komoditetit maksimal ofron dhe çmimet më konkuruese në treg”.

Nëse do të udhëtosh drejt Romës çmimi i një bilete nga Tirana fillon nga 69 euro dhe po aq kushton edhe për të shkuar në Milano, ndërsa fluturimet Tiranë-Bolonja janë edhe më lirë, duke nisur nga 59 euro.

Kompania shqiptare e ajrore është krijuar në partneritet me Turkish Airlines. Ndërkohë fluturimi i parë i Air Albania është kryer drejt Stambollit, dhe tashmë pas Italisë fluturimet pritet të shtrihen në Angli dhe më pas SHBA.

Ndërkohë pak ditë më parë teksa njoftoi fillimin e fluturimeve më 30 shtator, kryeministri Edi Rama, shkruante se pas avionit të parë “Lasgushi” tashmë është “Migjeni” dhe shumë shpejt flotës do ti bashkohet “Naimi” dhe “Noli”.