Migjeni, themelues
i stilit modernist

Migjeni, themelues<br />i stilit modernist
TIRANE - Migjeni (1911-1938) është themelues i stilit modernist i shqipes, një bashkëkohor i çmuar, në kontekst rajonal me Sreçko Kosovelin (1904-1926) eskperimentalistin më të guximshëm mes poetëve të sllavëve të jugut. Që të dy kanë vdekur të rinj. Mirëpo, të dy kanë shumë gjëra të përbashkëta, dhe ndajnë shumë gjëra në aspektin biografik dhe letrar, me poetët tjerë avangardë të cilët u paraqitën në botë gjatë asaj kohe.

Dikush madje edhe mund ta përshkruajë këtë fenomen si një revolucion letrar global. Poetët e rinj, si Migjeni, Kosoveli, italiani Gjuzepe Ungareti (mësues i të madhit Martin Camaj, i cili ishte një mik i mirë imi), surealistët francezë, futuristët rusë, gjenerata e 1927 spanjolle dhe katallani Joan Salvat Papasseit, u paraqitën nga tmerret e Luftës së Parë Botërore me një sensibilitet krejtësisht të ri letrar.

Ata përpiqeshin të rrotullojnë të gjitha vlerat ekzistuese, të shkruajnë kundër çdo kanuni dhe konvente letrare dhe t'i rrëzojnë barrierat ndërmjet mendimit dhe gjuhës, ndërmjet ëndrrës dhe realitetit. Ata ishin revolucionarë të botës, dhe stërnipa të çmueshëm të Rimbaudit, Mallarmetit dhe Lautremontit, poetë të transforimit radikal linguistikë që u paraqitën në fund të shekullit 19 dhe i cili e ridefinoi letërsinë botërore.

Vlerat dhe të arriturat e pionierëve francezë në modernizmin letrar mund të thuhet se kaluan nëpër dy gjenerata për të depërtuar në mendjet dhe ambiciet e poetëve të rinj, në gjuhët siç është shqipja, sllovenishtja, gjuha katalane, madje edhe italiane dhe ruse - për të prodhuar një koncept krejtësisht të ri të përfaqësuesve nga stili surealist. Mirëpo, ky proces i ngopjes së kulturave më të largëta dhe gjeneratave më të vonshme ishte i shoqëruar me një impuls nga shoku i Luftës së Parë Botërore.

Në atë makineri të ashpër të gjakderdhjes, një luftë që u zhvillua pa respektim të ndonjë kërkese përveç asaj ushtarake dhe brutalitetit, intelektualët e rinj ishin të shkatërruar. Me lapsat e tyre ata konfrontuan vdekshmërinë në gërmadha dhe iu përgjigjën asaj me rrebelim. Ky sensibilitet i ri preku kombe dhe letërsi siç ishte ajo në Spanjë, që ishte e lënë jashtë betejave aktuale. Sipas mendimit tim, Migjeni dhe Kosoveli qëndrojnë të ndarë nga të tjerët, për dy shkaqe.

Shkaku i parë është se ata e paraqitën modernizmin në letërsitë e tyre në mënyrë të vrazhdë. As shqiptarët e as sllovenët nuk kishin kaluar nëpër fazat intervenuese të simbolizmit, si dhe llojeve më xhentile të eksperimenteve estetike. Shkaku i dytë është se ata kishin një sukses të jashtëzakonshëm në bashkëdyzimin e avangardës me ndjenjën e rafinuar të gjuhës që edhe shqiptarët edhe sllovenët mund ta kenë fituar nga influenca e Italisë së afërt. Mirëpo, Migjeni dallohet nga të gjithë të tjerët në një mënyrë tjetër - nga mendjehershmëria humane e punës së tij.

Edhe pse poetët si Kosoveli shprehnin revoltën e pasluftës nëpërmjet eksperimentimit formal, vargjet e Migjenit tregojnë cilësi shqiptare të dashurisë që mungon në punimet e pjesës më të madhe të bashkëmendimtarëve të tij të jashtëm: tragjedia, sinqeriteti dhe simpatia për të shtypurin. Ai na kthehet neve si shkrimtari i parë shqiptar që i drejtohet pjesës tjetër të botës, si dhe lexuesve mes djemve dhe vajzave të shqiponjës. Talenti i madhi i Elsit si përkthyes ndihet nga leximi i vargjeve të përkthyera në anglisht të djalit të ri nga Shkodra. Jeta e Migjenit është e njohur për të gjithë lexuesit shqiptarë.

Ai ishte i lindur si Millosh Gjergj Nikolla me prejardhje serbe. Në fjalë siç ka shkruar mentori Arshi Pipa, gjuha shqipe ishte gjuha e dytë e Migjenit dhe ai "nuk e kishte njohur mirë shqipen". Tekstet e tij ishin me gabime gjuhësore, madje edhe elementare, dhe sintaksa e tij është larg nga sintaksa tipike shqipe". Dhe ai, në mënyrë të fuqishme iu flet gjithë shqiptarëve, Elsi shkruan për të si "një person jo i ushqyer me perspektivën nacionaliste" dhe "një nga të paktit… që lidhë në formë të urës kulturën shqipe dhe serbe".

Gjuhëtarët në mënyrë korrekte do të më fajësojnë për atribuimin e cilësive subjektive, por a mund që ta paramendojmë sllavin e ri të themelojë idiomën shqiptare si një shpirt lirik muzikor dhe i lirë që është më i përçueshëm se temperamenti i tij i rebeluar? Nuk duhet të bëhet asnjë gabim. Migjeni ishte revolucionar, por më shumë në art se sanë politikë. Dhe kjo është lloji i vetëm i revolucionit që mbetet i mbrojtur. Elsie citon një bisedë ndërmjet poetit dhe një mikut Trotskyite në të cilën Migjeni thotë - "Puna ime ka një karakter beteje, por për shkaqe praktike dhe duke pasur parasysh kushtet tona të posaçme unë patjetër duhet të manevroj në maskime".

Zemra e Migjenit mbeti zemër e një protestuesi dhe një mbrojtësi të vitalitetit human dhe së vërtetës së gjallë. Dhe për këtë shkak ai prezantoi në letërsinë shqipe një numër të temave të panjohura më parë, duke përfshirë edhe antiklerikalizmin dhe seksualitetin. Por toni universal dhe relevanca e punës së tij janë të ndara nga modernistët tjerë shqiptarë, përfshirë edhe klasikët kosovarë Esad Mekuli, Beqir Mysliu dhe Ali Podrimja.

Në këtë kontekst shpesh mendoj për marrëdhënien e posaçme të Guillaume Apollinairet, një patron i modernistëve që u paraqit pas luftë së Parë Botërore dhe Faik Konicës tonë. Marrëdhënia mes Apollinairit dhe Konicës, për mua ishte paralajmëruese të pranimit të shqipes në letërsinë evropiane në kushte të barabarta dhe me të drejta të barabarta. Ajo hyrje do të ndihmohet nga këto vëllime të prodhuara nga kujdesi i veçantë i Elsiet.
 
*Stephen Schëartz është analist i lartë politik në Fondacionin për mbrojtje të demokracive në Uashington.


Migjeni
(Në foto: Migjeni)

Stephen Schwartz
(Në foto: Analisti Stephen Schwartz)

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 27.08.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024