Migrimi, harta botërore
që shpjegon se nga vijmë

Migrimi, harta botërore<br />që shpjegon se nga vijmë
Organizata Ndërkombëtare për Migrimin ka shpërndarë në rrjetin e saj ndërkombëtar një hartë interaktive për të na ndihmuar të kuptojmë flukset e migrimit nga e për çdo vend specifik: “Where are you from?” (Nga jeni ju?)

Të dhënat, që përfshijnë migrimin deri në vitin 2010 janë publikuar  nga Banka Botërore dhe janë bashkuar në këtë hartë të organizatës kryesore ndër-qeveritare në fushën e migrimit, e themeluar që prej vitit 1951.

ONM e komenton kështu këtë projekt: “Eksplorimi i prejardhjes sonë është një temë që na tërheq  gjithmonë”. Për të përdorur këtë aplikacion duhet të klikosh mbi vendlindjen tënde (shtetin) për të cilin kërkon të marrësh informacione mbi emigrantët që kanë ardhur apo ata që kanë lëvizur nga vendi specifik. Në këtë pikë hapet një skemë e migrimit ‘drejt’ apo ‘nga’ vendi që keni zgjedhur. Në grafikën e krijuar, janë të sfumuar vetëm vendet që nuk përfshihen  në këtë fluks lëvizje emigrantësh. Duke mbajtur kursorin mbi vendin e përzgjedhur në hartë do të shfaqen  të gjithë të dhënat e grumbulluara mbi atë vend dhe emigrantët që kanë hyrë dhe ata që kanë dalë prej tij.

Çdo rreth përfshin deri në mbi 20 mijë emigrantë. Ky aplikacion është krijuar nga Locus Insight në bashkëpunim me Organizatën Ndërkombëtare të Migrimit duke bërë të mundur krijimin e një ‘studioje’ që i dedikohet qartësimit dhe shfaqjes komplekse të të dhënave nëpërmjet grafikëve interaktivë. Për të parë këtë aplikacion duhet një faqe web-i moderne.

harte

Marrë nga ATSH

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

20 mijë studentë nisin sot vitin e ri akademik, Manastirliu uron studentët dhe petegogët: Suksese në rrugëtimin tuaj drejt dijes

20 mijë studentë nisin sot vitin e ri akademik, Manastirliu uron studentët dhe petegogët: Suksese në rrugëtimin tuaj drejt dijes