Mihal Delijorgji i dëbon, romët
ringrenë baraket në trotua

Mihal Delijorgji i dëbon, romët<br />ringrenë baraket në trotua
TIRANE - Rëndohet edhe më tepër situata e mbi 37 familjeve rome në Rrugën e Kavajës, pranë Pallatit me Shigjeta. Të dëbuar nga trualli, pronë e Mihal Delijorgjit, prej mesnatës së mbrëmshme romët kanë nisur të ringrenë barakat në trotuar, ngjitur me murin rrethues të ish ndërmarrjes artistike, ku kishin ngritur kampin prej më shumë se 10 vite. 

Ata thonë se nuk kanë ku të shkojnë dhe derisa tu jepet zgjidhje strehimit të tyre, do të vazhdojnë të ndërtojnë barakat aty, dhe në rast se i ndalojnë do të bllokojnë bulevardin.
 
Romët nisën ndërtimin e barakave në trotuar dje në orët e vona të natës, pas shiut të djeshëm dhe situata mbetet më problematike.  Strehimi, si një e drejtë bazë është apeli që ata ngrejnë drejtuar organeve kompetente.

“S’kemi ku të shkojmë. Na nxorri këtu qeveria. Nëse nuk na lejojnë as këtu do të dalim te xhadja. Na nxorrën jashtë. Do e zëmë të gjithë trotuarin”- thonë ata duke shtuar se “Askush nga Bashkia nuk ka shkuar për t'i parë se në çfarë gjendje janë.”- thonë ata në një prononcim për gazetaren e Tv A1 Report Jetona Koçibelli paraditen e sotme
 
Policia bashkiake nuk pranon të japë asnjë prononocim për këtë cështje. Por të pyetur jashtë kameras ata shprehen se nuk do të lejojnë ndërtimin e mëtejshëm të barakeve, megjithatë refuzojnë të shprehen për urdhra konkretë nga bashkia nëse do të prishën ato ekzistente.

Pronari i truallit të ndërtimit te Rruga e Kavajës, ku prej më shumë se një dekadë jetonin më shumë se 37 familje rome, është Mihal Delijorgji, i cili pasi vuajti dënimin minimal për tragjedinë e Gërdecit me 26 viktima dhe mbi 300 të plagosur, tashmë është rikthyer sërish në krye të bizneseve të tij. Ai rrezikon të krijojë deri probleme ndërkombëtare për Shqipërinë me dëbimin e romëve pasi do të riaktivizojë projektet e tij të ndërtimit. 

Avokati i Popullit ka ndjekur nga afër situatën dhe nëpërmjet një prononcimi për shtyp ai shprehu shqetësimin dhe dënoi heshtjen e institucioneve shtetërore ndaj 37 familjeve rome.

“Kanë pranuar dëbimin me forcë të qytetarëve romë, dhe po heshtin për t’i ndihmuar dhe për t’i gjetur një strehim të përshtatshëm”- nënvizoi Totozani.

Avokati i Popullit: Institucionet pranuan dëbimin me dhunëRomët: Ky është krim, Delijorgji pronar i truallit


romet e rruges se kavajes


romet e rruges se kavajes

romet e rruges se kavajes

(Foto: Barakat e ringritura ne trotuar dhe (poshte) baraket e prishura ne token prone e Delijorgjit)

(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Pasojat e një Gushti të vështirë, për disa shenja, mund të duken në Shtator

Pasojat e një Gushti të vështirë, për disa shenja, mund të duken në Shtator