Mihal Kokëdhima del sërish në 'skenë', debat me pushuesin: Është plazh publik, por ke përdorur shezlongët e mi! Ke bërë shumë faj o shpirt, s'dua lekët se do shkosh në polici pastaj

SARANDË- Mihal Kokëdhima ka dalë sërish "në skenë" edhe në këtë sezon turistik veror në një tjetër debat me turistë. Referuar një videoje të shpërndarë nga Jeta Osh Qef, ai ka debatuar me disa pushues, kjo sepse këta të fundit kanë pushuar në çadrat që ai kishte vënë në plazhin e Porto Palermos. Kokëdhima ka debatuar pasi sipas tij shazlonget i kanë marrë turistët pa e pyetur. Ndonëse ato i ofrohen që t'i japin lekët pasi shprehen se nuk e dinin, ai nuk ka pranuar nga "frika" se do e çonin në polici. Nuk kanë munguar as ofendimet me fjalë të pista, ndonëse në plazh kishte edhe fëmijë.

Një pjesë e debatit
Kokëdhima: Ke bërë shumë faj o shpirt
Turisti: Do të të japim lekët
Kokëdhima: Po s'dua mo të më japësh lekë, vërë një derë aty pronë private s'lejohet hyrja. Është publik, nuk dua të më japësh lekët, se po të japësh lekët do shkosh në polici dhe do thuash Mihali më mori lekët
Turisti:  Ne erdhëm si njerëzit, ju silleni në mënyrë harbute
Kokëdhima: Ju keni marrë mallin tim pa pyetur
Turisti: Dy shazllone kemi marr, vër letër është plazh privat
Kokëdhima: Është publik more, po ky shezlong është i imi

Në 2019, Mihal Kokëdhima, u arrestua pasi sulmoi dhe rrezikoi jetën e një grupi turistësh spanjollë, duke iu hedhur mbi kofanon e makinës që ata kishin marrë me qira, dhe në tre kilometra rrugë në ecje i ka terrorizuar ata duke u thyer xhamin e përparmë të automjetit. E gjitha ndodhi pasi turistët u larguan nga restoranti i tij në "Porto Palermo" të Himarës, pasi pritën gjatë për porosinë që nuk u erdhi kurrë. Vetë Kokëdhima i cili shfaqej në video me sjellje në kufijtë e çmendurisë ndaj turistëve, atëherë pretendoi se ishin turistët që tentuan ta shtypnin me furgon dhe se ai iu hodh makinës për të shpëtuar. Por ky nuk  është i vetmi rast, pasi Mihal Kokëdhima është rikthyer sërish në vëmendje në gusht të 2020 pasi është filmuar duke u bërtitur disa pushuesve që kishin kaluar një gardh në breg të detit në një pronë të zaptuar nga ai.

B.K./I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qwert: 24/08/2021 08:42

    Te arrestohet prokurori edhe gjukatesit qe nxoren nga burgu ket mihal kafshen ..te pakten ta kishin denuar 15 vjet burg te shpetojn pushuesit ,presim konfliktin e radhes nga mihal rrugaci dhe i cmenduri.

    Përgjigju
  • Trnakop Kacija: 23/08/2021 15:39

    Nese nuk eshte i semure atehere me ti q* nonen DAJAK deri sa te dhihet nen veti.

    Përgjigju
  • genti: 23/08/2021 15:32

    4 ore debat kur fare mire mund ti thonin ne fillim na fal o zoteri se i morem pa te pyetur ,a do ndonje pagese (me kupon tatimor) per sherbimin e cadrave dhe shezlongeve apo do qe te spostohemi dhe ti leme bosh sic i gjetem? dhe kaq ishte puna ...zot i madh 40 vjet te merresh vesh nga te gjithe krahet.....

    Përgjigju
  • Qwert: 23/08/2021 15:08

    Eh more mihal kokedhjeri qe su bere njeri ti ...

    Përgjigju
  • Daku: 23/08/2021 13:56

    Perfundimisht ky dordolec duhet lidhur dhe duhet perdorur ne vend te pitbullit si roje magazinash..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb