Bashkëshorti i saj Naim Abazi i ka dhuruar Mihrijes një set stolish Swarovski tepër të shtrenjtë.
“Naimi gjithnjë më befason për festa të tilla. Në fakt “Shën Valentini” është i veçantë sepse ka të bëjë me dashurinë dhe i kushtohet pikërisht të dashuruarve. Ai më befasoi kësaj radhe me një komplet Swarovski, ndërsa në mbrëmje darkuam bashkë në ambientin e ngrohtë familjar. Disa festa preferojmë që t’i kalojmë në shtëpi duke qëndruar më afër njeri-tjetrit dhe në këtë rast është kjo festë e cila na sjell shumë dashuri”-ka thënë Mihrije për mediat kosovare.
Më tej Mihrija ka treguar se i ka dhuruar Naimit një kravatë dhe një komplet me aksesorë për këmisha.
(b.t/shqiptarja.com)