Mijatoviç: Misioni i gazetarit në
kushte gjithmonë e më të vështira
Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, Kryetari i Radhës i OSBE-së Steinmeier dhe Përfaqësuesja e OSBE-së Mijatović theksojnë rëndësinë e medias së lirë dhe të pavarur
Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, Kryetari i Radhës i OSBE-së, Ministri i Jashtëm gjerman Frank-ëalter Steinmeier, dhe Përfaqësuesja e OSBE-së për Lirinë e Medias Dunja Mijatović theksuan rëndësinë e medias së lirë dhe të pavarur për zhvillimin e demokracisë.
Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, Kryetari i Radhës i
OSBE-së Steinmeier dhe Përfaqësuesja e OSBE-së Mijatović theksojnë rëndësinë e medias së lirë dhe të pavarur
Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, Kryetari i Radhës i OSBE-së, Ministri i Jashtëm gjerman Frank-ëalter Steinmeier, dhe Përfaqësuesja e OSBE-së për Lirinë e Medias Dunja Mijatović theksuan rëndësinë e medias së lirë dhe të pavarur për zhvillimin e demokracisë.
“Sot, ne shprehim vlerësimin tonë për gazetarët në të gjithë botën, që përballojnë me trimëri dhunën, përndjekjen dhe kërcënimet për të dokumentuar dhe për të raportuar të vërtetën”, tha Steinmeier.
“Media e lirë dhe e pavarur është një gur themeli i pazëvendësueshëm për shoqëritë e lira dhe demokratike. OSBE-së i takon të luajë një rol vendimtar në vendosjen dhe respektimin e standardeve të përbashkëta për promovimin e këtij parimi”.
“
Dita e sotme është një kujtesë për rëndësinë e medias së lirë dhe për rolin themelor që ajo luan në shoqërinë civile,” tha Mijatović.
“Gazetarët në të gjithë botën dhe jo më pak në rajonin e OSBE-së po i kryejnë detyrat e tyre në kushte gjithmonë e më të vështira”.
Mijatoviç përmendi me shqetësim të madh numrin në rritje të sulmeve ndaj anëtarëve të medias nëpër botë.
“Është thjesht e papranueshme që gazetarët të kërcënohen për atë çka thonë apo shkruajnë. Qeveritë duhet të bëjnë të pamundurën për të garantuar sigurinë e gazetarëve,” tha Mijatoviç.
“
Vala e kërcënimeve online, me në qendër gazetarët, po e rëndon edhe më shumë situatën tashmë të përkeqësuar. Veçanërisht shqetësuese është mënyra se si po veçohen dhe po vihen në shënjestrën e sulmeve gazetaret”.
Tema gjithëpërfshirëse e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit këtë vit, mbajtur në Helsinki, Finlandë, është aksesi në informacion dhe liritë themelore, duke u fokusuar në mënyrë të veçantë te ndërlidhja midis lirisë së shtypit, kulturës së transparencës, të drejtës së lirisë së informimit dhe zhvillimit të qëndrueshëm në epokën dixhitale.
“Aksesi në informacion është një e drejtë themelore bazë e njeriut. Pa të, anëtarët e medias nuk janë në gjendje të kërkojnë dhe të marrin informacion në lidhje me çështje me rëndësi për publikun,” tha Mijatoviç.
“Në kohë krize, kjo e drejtë është vendimtare për të luftuar elementët e egër të propagandës”.
“
Fatkeqësisht, kohët e konflikteve janë edhe kohë propagande dhe imazhesh të shtrembëruara. Kjo është arsyeja pse Gjermania, si Kryesuese e OSBE-së, po i kushton vëmendje të veçantë lirisë së medias dhe mënyrës se si duhet të sigurohet aksesi në informacione të pavarura në kohë krize”, tha Steinmeier.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
71%
-
Jo
25.7%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 1695
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15