KRIME- Mijëra qytetarë pro-rusë janë mbledhur në kryeqytetin e Krimesë, në Simferopol duke kërkuar që vendi i tyre ti bashkohet Rusisë. Në qendër të kryeqytetit ishte organizuar dhe një koncert, në prag të referendumit të 16 marsit.
Gjatë festimeve, përveç flamujve të Krimesë u shpalos dhe një flamur i madh rus, ndërkohë që njerëzit kërcenin rreth tij.
Më 6 mars, parlamenti i Krimesë vendosi të mbajë një referendum në datën 16 mars në të cilin banorëve të saj do t’u kërkohet të votojnë nëse vendi i tyre duhet t’i bashkohet Rusisë apo jo.
BE dhe SHBA e kanë quajtur si të jashtëligjshëm këtë referendum. Presidenti amerikan Barack Obama ka ftuar kryeministrin ukrainas, Arseni Jatsenjuk në Shtëpinë e Bardhë, gjest ky që konfirmon edhe një herë mbështetjen e vendit të tij për Urkainën.
Ndërkohë kancelarja gjermane Angela Merkel i ka thënë presidentit rus Vladimir Putin në një bisedë telefonike gjatë ditës së diel, se referendumi në Krime është i jashtëligjshëm dhe shkel kushtetutën e Ukrainës.
Redaksia Online
(ak/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com