ITALI- Tension i lartë në Firence, ku rreth një mijë njerëz u mblodhën në sheshin “Repubblica”, rreth 100 metra nga sheshi “Strozzi” ku në mbrëmje zëvendëskryeministri dhe udhëheqësi i “Lega Nord”, Matteo Salvini ka planifikuar një takim. Protestuesit u përpoqën tri herë të thyenin kordonin e policëve, teksa janë shoqëruar në komisariat tre protestues.
Më shumë se një mijë njerëz dolën në rrugë dhe mes tyre, rreth njëqind protestues janë përpjekur të thyejnë kordonin për të arritur në sheshin “Strozzi" aty pranë.
Në mesin e flamujve të pjesëmarrësve në këtë protestë ishin edhe ato të partisë “Pushteti i Popullit”. "Salvini largohu nga Firence" ishte një nga sloganet e kësaj proteste.
LIVE - Zhvillimet nga protesta në Firenze